Familja mbretërore nuk ka mungesë kur bëhet fjalë për fustanet e përrallave dhe të eventeve të magjishme në tapetin e kuq. Nga veshjet e Princeshës Margaret deri tek fustani i dasmës mbretërore të Meghan, këto janë fustanet që që janë përfolur më shumë dhe mbeten më të bukurit:
Princesha Margaret, 1951
Në 1951, Margaret pozoi për një portret në ditën e ditëlindjes nga Cecil Beaton me një fustan krem me një shpatull dhe zbukurime ari nga Christian Dior.
Mbretëresha Elizabeth, 1953
Për ditën e kurorëzimit, Mbretëresha kishte një fustan të krijuar nga Norman Hartnell. Veshja ishte me saten të bardhë dhe ishte qëndisur me emblema lulesh që përfaqësonin vendet e Commonëealth në fije ari dhe argjendi.
Princesha Diana, 1984
Diana veshi një fustan rozë dhe të bardhë nga Catherine Walker në një shfaqje baleti në Londër.
Dukesha e Kembrixhit Kate, 2011
Në një nga paraqitjet e saj para dasmës mbretërore në prill 2011, Kate mahniti në një fustan të kuq Jenny Packham me detaje të hollësishme në pjesën e përparme.
Meghan, Dukesha e Sussex, 2018
Ashtu si shumë nuse të tjera mbretërore, Meghan u ndërrua në një fustan të dytë martese për të marrë pjesë në pritjen e saj kur u martua me Princin Harry në maj të vitit 2018. Dukeshës u zgjodhi një fustan të bardhë nga Stella McCartney.
Princesha Eugenie, 2018
Veshja e dytë që Princesha Eugenie kishte veshur në dasmën e saj mbretërore është një nga më të bukurat e princeshave dhe dukeshave! Ai u krijuar nga Zac Posen.