6 fustanet më të bukura të historisë mbretërore; zbuloni cila nga princeshat...

6 fustanet më të bukura të historisë mbretërore; zbuloni cila nga princeshat mban vendin e parë

604
0

Familja mbretërore nuk ka mungesë kur bëhet fjalë për fustanet e përrallave dhe të eventeve të magjishme në tapetin e  kuq. Nga veshjet e Princeshës Margaret deri tek fustani i dasmës mbretërore të Meghan, këto janë fustanet që që janë përfolur më shumë dhe mbeten më të bukurit:

 

Princesha Margaret, 1951

 

Në 1951, Margaret pozoi për një portret në ditën e ditëlindjes nga Cecil Beaton me një fustan krem me një shpatull dhe zbukurime ari nga Christian Dior.

 

 

Mbretëresha Elizabeth, 1953

 

Për ditën e kurorëzimit, Mbretëresha kishte një fustan të krijuar nga Norman Hartnell. Veshja ishte me saten të bardhë dhe ishte qëndisur me emblema lulesh që përfaqësonin vendet e Commonëealth në fije ari dhe argjendi.

 

 

Princesha Diana, 1984

 

Diana veshi një fustan rozë dhe të bardhë nga Catherine Walker në një shfaqje baleti në Londër.

 

 

Dukesha e Kembrixhit Kate, 2011

 

Në një nga paraqitjet e saj para dasmës mbretërore në prill 2011, Kate mahniti në një fustan të kuq Jenny Packham me detaje të hollësishme në pjesën e përparme.

 

 

Meghan, Dukesha e Sussex, 2018

 

Ashtu si shumë nuse të tjera mbretërore, Meghan u ndërrua në një fustan të dytë martese për të marrë pjesë në pritjen e saj kur u martua me Princin Harry në maj të vitit 2018. Dukeshës u zgjodhi një fustan të bardhë nga Stella McCartney.

 

 

Princesha Eugenie, 2018

 

Veshja e dytë që Princesha Eugenie kishte veshur në dasmën e saj mbretërore është një nga më  të bukurat e princeshave dhe dukeshave! Ai u krijuar nga Zac Posen.