Lajme

5 vjet bashkë dhe asnjë propozim për martesë, Sebastian Rulli shpjegon pse nuk do të martohet me Terezën

By vizionc

October 18, 2019

”Çfarë ndodh në Vegas, mbetet në Vegas”, por çfarë ndodh në skenën e një sheshxhirimi mund të kthehet në diçka të bukur edhe atëherë kur prozhektorët fiken. Dhe ky është pikërisht rasti i Sebastian Rulli-t dhe Angelique Boyer, çiftit aq shumë të dashur edhe për publikun shqiptar, sidomos pas furtunës së suksesit që shkaktoi telenovela “Teresa”.

Dy aktorët e mirënjohur pranuan se ishin në lidhje me njëri-tjetrin në dhjetor të vitit 2014 e nga ajo kohë e deri më sot i kemi parë gjithmonë bashkë. Mjafton të kontrolloni, më saktë t’u hidhni një sy profileve të tyre në Instagram, për të vërtetuar çdo gjë po ju themi. Por ndryshe nga Arturo dhe Teresa, personazhe me të cilët identifikohen edhe sot, Sebastian dhe Angelique nuk kanë kurorëzuar akoma dashurinë e tyre në martesë dhe mesa duket duhet të presim pak.

Mediet spanjolle shkruajnë se aktori ka rrëfyer se nuk beson në martesë, por në dashuri dhe se nuk do të firmosë ndonjëherë lerat e kurorëzimit të tyre. “Ne kemi folur për këtë. Unë mendoj se qëllimi i jetës nuk varet nga një firmë. Kjo nuk më emocionon. Unë nuk besoj në martesa, por besoj në dashuri.”– ka thënë