Aktualitet

“5 veta hanë një vezë, të sëmurët mbahen në krahë”/ Reme Lala flet ashpër në Kuvend. Kërkesa për Ramën

By vizionc

October 28, 2019

 

Deputetja, Reme Lala, Nga foltorja e Kuvendit, ajo ka akuzuar për një diskriminim të Dibrës dhe dibranëve, lidhur me shëndetësinë, sipas saj lënë në mëshirë të fatit.

Duke treguar për menunë e pacientëve në spital,  Lala  ka numëruar të dhëna te trishta, teksa ka thënë se sipas statistikave i bie që “5 vetë hanë një vezë”.

“Më vjen zor të tregoj këto statistika si përfaqësuee e atyre njerëzve. Zero investime nga MSH, për spitalin, edhe pse ka pasur projekte asnjë nuk është miratuar, ambientet e kuzhinës janë të amortizuara, lavanteria jashtë shërbimit, reanimacioni nuk ka as krevate, as ambient, as monitor për të mbajtur nën kontroll pacientet. Atje nuk punon ashensori, të sëmurët mbahen në krahë nga shkallët, kufomat familjarët i marrin në kurriz. Për një operacion për apendecitin detyrohen të shkojnë në Tiranë, apo për të sjellë në jetë në fëmijë”- tha ajo.

Një pyetje e ka pasur për kryeministrin dhe ministren e Shëndetësisë: Pse ky diskriminim për Dibrën, si është bërë ndarja e ambulancave të reja, pse Dibra është akoma në kushte të tilla, pa mjekë e pa ambulanca, e persekutuar për vite për shkak të largësisë, por kjo duhet të ishte arsye më tepër për të pajisuar me ambulanca të reja. Mirë ua cojnë familjarët një pjatë gjellë, edhe një batanije, po i lajnë vetë edhe carcafët, por si tja bëjnë për ilaçe, edhe pse prokurimet nga MSh fillojnë në mars deri në tetor nuk kanë mbarur. Mjekë nuk ka, ilaçe jo e jo, a e quajmë një spital këtë? Zoti  kryeministër, dibranët i kanë sytë nga ju e unë besoj se do të ndërhyni të mbroni dibranët, unë dua zgjidhje për ata njerëz. Zonja ministre, mos na lini të mendojmë se Dibra nuk është në hartën e MSH”- tha ajo.