5 menyra se si t’i fitoni zemrën personit që pelqeni

5 menyra se si t’i fitoni zemrën personit që pelqeni

642
0

Dashuria

 

Dashuria është një temë e vështirë për të gjithë. Askush nuk lind me aftësinë për t’i fituar zemrën një femre apo një mashkulli. Duke ditur se nuk është një aftësi e lindur por e fituar, ja 5 mënyra se si t’i fitoni zemrën personit që pëlqeni:

 

Kini vetëbesim

Mos harroni se vetëbesimi është seksi, kështu që jini të kënaqur me veten tuaj. Jini krenarë dhe tregoni sa shumë i dashuron gjërat që bënqë. Përqafoni papërsosmëritë tuaja dhe tregoni siguri në vetvete. Nuk po flasim për arrogancën këtu, por për dashurinë keni për veten tuaj. Personi që ju pëlqeni do t’ju gjej tepër tërheqës duke parë se si rrezatoni siguri dhe vetëbesim.

 

Jini të pavarur.

Të qenit i pavarur është një nga cilësitë më të mira që një person mund të ketë. Tregojini personit që ju pëlqeni se  si mund t’i realizoni gjërat pa u mbështetur tek njerëzit e tjerë. Si mund të vendosni vetë dhe se si i qëndroni deri në fund asaj që mendoni se është e drejtë. Personi që ju pëlqeni mund të çuditet nga karakteri i fortë që keni dhe karizma juaj.

 

Flisni për pasionet tuaja.

Flisni se sa shumë e doni erën e librave. Shprehni sa rëndësi kanë për ju koleksioni i fotove. Tregojini sa  shumë ju pëlqen të udhëtoni dhe cila është pjesa më e bukur e të udhëtuarit. Flisni për qëllimet dhe ëndrrat tuaja në jetë. Tregojini sa e adhuroni fotografinë, pikturën apo vrapin. Të shohësh sytë e dikujt që shkëlqejnë ndërsa flet për pasionin e tij/saj është një magnet i sigurtë për të tërhequr dikë. Kur dikush ju sheh me kaq pasion do ta kuptojë se jeta me ju s’do jetë kurrë e mërzitshme.

 

Sensi i humorit.

Ashtu siç dashuria kalon nga stomaku ashtu edhe e qeshura është çelësi i zemrës së dikujt. Mos hezitoni të ndani me të disa nga ndodhit tuaja të turpshme. Thuaj një shaka. Shakaja në vetvete mund të mos jetë qesharake, por personi që ju pëlqeni mund të qeshë bashkë me ju për përpjekjen tënde të vazhdueshme për të thënë shakatë e duhura. Të jeni spontanë është e rëndësishme ndaj kjo mund t’ju bëj tërheqës/e.

 

Jini vetvetja.

Besimi në vetvete luan rol shumë të rëndësishëm, por asgjë nuk vlen nëse shtireni. Duke qenë i/e vërtetë sidomos të shprehësh çiltërsi kjo do mund të tërheq këdo ndaj teje. Mos harro qëllimi yt nuk është vetëm t’i bëni përshtypje personit që pëlqeni por edhe ta bëni atë t’ju respektojë dhe kuptojë këndvështrimin tuaj. Mos i presiononi të tjerët duke treguar në rrjetet sociale vetëm anën më të mirë. Sa më i vërtetë të jeni aq më tërheqës bëheni. Askush nuk i do gënjështarët!