42-vjeçari ”kërkon” me ngulm arrestimin, bën kallëzim të rremë se i kishin...

42-vjeçari ”kërkon” me ngulm arrestimin, bën kallëzim të rremë se i kishin vjedhur banesën, fundoset pas kontrollit të policisë

300
0

Një 42-vjeçar i identifikuar si Altin Skëndi është arrestar nga policia. Kjo pasi ai njoftoi Policinë, duke pretenduar se i kishin vjedhur një shumë parash në banesë, por rezultoi se kishte bërë kallëzim të rremë. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa dhe 219 fishekë. Ky shtetas u arrestua pasi ka njoftuar shërbimet e Policisë, duke pretenduar se i kishin vjedhur një shumë parash në banesë, por nga veprimet hetimore rezultoi se ai kishte bërë deklarim të rremë para punonjësve të Policisë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa dhe 219 fishekë model 56. Materialet në ngarkim të shtetasit A. S. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kallëzim i rremë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.