4 policë të vrarë në Paris, flet bashkëshortja e agresorit: Kaloi një...

4 policë të vrarë në Paris, flet bashkëshortja e agresorit: Kaloi një krizë mendore, një natë më parë dëgjonte zëra

330
0

 Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme Francën,ku katër policë mbetën të vdekur.

Ditën e sotme  kanë dalë detajë të reja mbi arsyet se përse agresori qëlloi mbi katër kolegët e tij.

Bashkëshortja e agresorit që vrau katër kolegët e tij të forcave policore në Paris, tregoi se ky i fundit kaloi një moment psikotik, ishte jokoherent dhe një natë përpara sulmit dëgjoi zëra në kokën e tij.

45-vjeçari Mickael Harpon, u qëllua për vdekje nga policia gjatë ngjarjes. Ndërkohë, zyrtarët francez po përpiqën të gjejnë një motiv për vrasjen.

Bashkëshortja e tij ndodhet në paraburgim, edhe pse prokuroria thotë se ajo nuk është e akuzuar. Megjithatë, zyrtarët e sindikatës policore kanë sygjeruar faktin se Harpon mund të ketë qënë i përfshirë në një mosmarrëveshje pune.

Gruja e tij është shprehur se ai kishte disa mosmarrëveshje me pronarin dhe ndihej sikur puna e tij nuk vlerësohej. Gjithashtu, duhet thënë se Harpon ishte 70% i shurdhët.

Mickael Harpon ishte punonjës IT-je në policinë e Parisit dhe fillimisht hyri në dy zyrat e stacionit policor kryesor të Parisit duke goditur me thikë 3 oficerë policie dhe më pas goditi me thikë dhe 2 gra.

Sipas raportimeve, ai ishte konvertuar në islam 18 muaj më parë, dhe së fundmi kishte ndaluar së foluri me koleget e tij femra në zyrë.

Por zëdhënsja e qeverisë tha se nuk kishte shenja që ai të ishte i radikalizuar përpara sulmit.

Ndërkohë, vrasja erdhi një ditë pasi policia e vendit kishte dalë në grevë, për shkak të rritjes së dhunës kundër oficerëve.