4 gjendjet shëndetësore që prekin MË SHUMË gratë se burrat, ja pse...

4 gjendjet shëndetësore që prekin MË SHUMË gratë se burrat, ja pse s’duhet t’i INJORONI

300
0

Trupi femëror mund të bëjë disa gjëra të mrekullueshme. Por, të jesh vajzë ose grua do të thotë që mund të jesh më shumë e riskuar për t’u prekur nga këto gjashtë sëmundje. Zbulojini edhe ju bashkë me ne se cilat janë ato, dhe nëse je grua duhet t’i kushtosh dyfish më shumë rëndësi.

 

Ankthi

Gratë janë dy herë më të prirura se burrat që të diagnostikohen me çrregullime të ankthit gjatë jetës së tyre, thotë Zyra e Shërbimit të Shëndetit të Grave në SHBA. Këto çrregullime janë probleme të vërteta mjekësore dhe ka trajtime dhe terapi që ndihmojnë dhe realisht funksionojnë për ju. Meraku apo shqetësimet janë pjesë normale e të qenurit njerëzor, por kur vuan nga ankthi shqetësimi bëhet ekstrem dhe fillon të ndërhyjë në jetën e përditshme.

 

Depresioni

Ashtu si me ankthin, gratë janë dy herë më të prirura se burrat që të kalojnë depresionin. Duket se ndikim të madh në këtë çështje ka luhatja e niveleve të hormoneve femërore gjatë ciklit menstrual, shtatzënisë, periudhës së post lindjes dhe menopauzës. Të gjitha këto cikle të jetës tek një grua rrisin rrezikun e depresionit. Stresi, dhimbjet, historitë familjare gjithashtu mund të kenë ndikim në këtë.

 

Osteoporoza

Me kalimin e moshës, kockat bëhen të dobëta dhe ka më shumë të ngjarë të thyhen. Sepse mosha është një faktor i rëndësishëm rreziku. Sa më i vjetër të jeni, aq më i lartë është shansi që të prekeni nga osteoporoza. Por, kjo sëmundje është më e evidentueshme tek gratë sepse ato kanë kocka më të vogla dhe më pak të dendura se burrat. Faktori i dytë është ky: pas menopauzës rritet niveli i estrogjenit tek gratë dhe kjo bën që kockat të prishen apo të thyhen më lehtë. Së treti, gratë shpesh jetojnë më gjatë se burrat dhe të jetosh më gjatë rrit rrezikun e osteoporozës.

 

Goditja në tru

Këto janë goditje potencialisht fatale të rrjedhjes së gjakut në tru dhe vrasin më shumë gra sessa burra. Disa faktorë të rrezikut nga goditja vlejnë për të gjithë, si presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, historia familjare dhe pirja e duhanit. Por faktorët e tjerë të rrezikut janë unik për gratë. Këto përfshijnë marrjen e pilulave të kontrollit të lindjes, mbetja shtatzënë, përdorimi i terapisë për zëvendësimin e hormoneve në menopauzë, të pasurit të migrenave të shpeshta, etj.