38 femra dhe 102 meshkuj/ Njihuni me tiparet kryesore të përbërjes së...

38 femra dhe 102 meshkuj/ Njihuni me tiparet kryesore të përbërjes së këtij parlamenti

450
0

Nga 140 deputetë të parlamentit të ri (2017-2021) 61 deputetë ose 44% nuk kanë qenë parlamentarë gjatë legjislaturës së kaluar.

Ndryshimin më radikal në përbërjen e re parlamentare e ka PD me 54% (23 deputetë) të rinj, ndaj vetëm 46% (20 deputetëve) të rizgjedhur, ku në pjesën e rizgjedhur bëjnë pjesë edhe katër kryetarët e partive aleate, PR, PDK, PBDNJ, LZHK.

PS ka ndryshuar rreth 40% të grupit parlamentar nga legjislatura e kaluar.

Nga ana tjetër, parlamenti i kaluar do të mbahet mend për cilësi, për problematikën e deputetëve të inkriminuar . E tejkaluar, KQZ verifikim paraprak.

Janë larguar zërat liberalë apo kritikë, (Hafizi, Blushi, Leskaj, Dade, Dokle, etj, tek PS, Patozi, Bregu, Selami, Topalli, Bode, etj, tek PD.

Për herë të parë prej vitit 1997 kemi një parti politike, e cila i ka fituar zgjedhjet e vetme. PS preferon qeverisjen e vetme me 74 mandate. Për pasojë, kryetari i Kuvendit do të jetë i saj, – i treti në 27 vjet, pas Islamit, Dokles dhe Pëllumbit.

Cilat janë profilet tipike të deptutetëve të rinj?
36 biznesmenë, 23 me tituj shkencore, 22 autorë librash, të tjerët janë ish-deputetë, ish-ministra, apo ish-kryetarë bashkish.
36 janë juristë. 31 ekonomistë, 14 mjekë, 10 inxhinierë, 17 nga fusha e letërsisë, dhe të tjerët nga fusha të tjera.

Kuvendi i ri do ketë 38 femra dhe 102 meshkuj.