33-vjeçarja nga Tirana rrëfen dhunën: Vjehrra më goditi e para, unë… Përballja...

33-vjeçarja nga Tirana rrëfen dhunën: Vjehrra më goditi e para, unë… Përballja live me vjehrrin

1380
0

Një 33-vjeçare nga Tirana rrëfeu sot në emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, historinë e jetës së saj. Ajo tregoi se u martua me Taulantin në vitin 2016 dhe vendosi të largohet nga kryeqyteti e të jetojë bashkë me të në fshatin Miras, në rrethin e Devollit.

 

 

Ai luante bixhoz dhe me dhjetëra herë kishte vjedhur lekë në shtëpi, por gjithçka i mbahej e fshehte Albanës. Ata u bënë prindër me dy fëmijë, por sjellja e tij nuk ndryshoi, përkundrazi debatet u bënë akoma dhe më të forta.

 

 

 

E reja tregoi se vjehrri, vjehrra, bashkë me të shoqin, e kanë dhunuar për të disatën herë dhe ajo është larguar nga banesa, e më pas ka shkuar ka bërë denoncim në polici. Që nga ai moment ata i kanë mbyllur derën, duke mos e lejuar më që ajo të takojë e të marrë 2 fëmijët e mitur.

 

Albana kërkon t’i japë fund martesës dhe të marrë djalin dhe vajzën. Por, në një lidhje telefonike në emisionin “Me Zemër të Hapur”, vjehrri i saj tha se Albana nuk do të mund t’i marrë fëmijët në asnjë mënyrë, ndërsa shtoi se nusja ka dhunuar bashkëshorten e tij, duke e gjakosur, dhe se kjo e fundit kishte marrë urdhër-mbrojtjeje.

 

Rrëfimi i 33-vjeçares

Albana: Me bashkëshortin më njohu shoqja e punës. Kam bërë vetëm 8 vite shkollë në Kukës. Më pas kam punuar pastiçiere. Në tiranë jetoja me familjen. Ata nuk ishin dakord që të zhvendosesha në Bilisht të Korçës. Kam pasur propozime martese dhe më përpara, por nuk pranoja. Kjo ishte zgjedhja ime. Nuk kam pasur shoqëri, sepse s’më pëlqenin vajzat këtu. Në Bilisht qëndrova te daja i këtij zotërisë. Në dyqan vinin klientë që blini ëmbëlsira dhe ma prezantoi në punë. Pronari më thotë të pëlqen ky djali? Dil dhe pi një kafe me të. Ne dolëm të gjithë bashkë për një kafe.

 

Zonja më tha, ky është djali. Unë i thashë që duhet të flasë me të shpisë. Në kafen e parë biseduam për familjet tona. Ajo zonja tha shkëmbeni numrat. Ne i shkëmbyem, por kërkuam të pyesnim familjet. Familja më tha: A e ke pyetur për familjen e tij. Merri mirë të dhënat. Unë pyes prapë shoqen dhe më tha fjalë të mira. Më bëri reklama. Për një muaj jemi fejuar dhe martuar. I fejuari më thoshte, nuk dua të rrish shumë te shtëpia e pronarit, prandaj ndodhën gjerat kaq shpejt. Me 22 qershor kemi bërë dasmën.

 

Kur linda djalin mora vesh që burri luante bixhoz. Nuk e dija më përpara, sepse më gënjente. Vjehrri më thoshte: Zbuloje, sepse po të fut në kurth. Pas lindjes, i bërtiti vjehrra burrit. Si e ke lënë gruan në atë gjendje? I Bërtiste. Vjehrri dhe vjehrra më dhunonin. Kishte shumë punë në fshat. Më kyçën në dhomë. Nuk më lejuan të futem te dhoma ime. Unë flija në kuzhinë me djalin. Pas shtatzënisë e lashë punën. Kisha dhe rrezik dështimi gjatë shtatzënisë. Doktori më thoshte duhet të rrish në krevat, por nuk më lejonte vjehrra.

Në këto kohë i kërkova motrës që të vinte dhe t’më ndihmonte, por i kërkon leje të fejuarit. Ma solli i fejuari dhe ma la disa ditë të më ndihmonte. Pasi u forcova pak u ngrita t’i bëj vetë punët. Kisha debate me bashkëshortin, por më shumë e fuste nëna e tij. Ai më dhunonte. Hera e parë që e kam denoncuar në polici ka qenë para pak muajsh. I thashë më duhet karta e identitetit që të bëj një vizitë se më dhemb dora. Më tha nuk ta jap, sepse më duhet. Nuk më blinte gjërat që më duheshin. Kishte lekë. Ai mbante kartën time të identiteti.

 

Dhunën nga të gjithë pjesëtarët e familjes nuk e kuptoja dot. Kam një vit që dhunohem nga të tre pjesëtarët. Më dërguan në Bilisht për të bërë vaksinën e vajzës dhe mora në farmaci disa ilaçe për dhimbjet. Më kërcënonin mua dhe familjen time. I kërcënonte bashkëshorti im. I thoshte vëllait: Hajde e merre të gjallë ose do e marrësh të vdekur. Kam bërë vetëm një denoncim. Debatet fillonin me vjehrrën. Ajo nuk ishte e kënaqur me punët e shtëpisë. Denoncova vjehrrën një ditë para gjyqit. Burri më godiste me këpucë. Nuk u ktheva më shtëpi. Vjehrra më ka goditur edhe gjatë shtatzënisë.

 

Madje, ma ka këputur dhe varësen e floririt. Më kërcënonin. Doja të merrja fëmijët, por nuk më lejon vjehrri. Vjehrra tha nuk jam e zonja t’i mbaj fëmijët. U largova për në Tiranë, sepse kisha frikë të kthehesha. Ata nuk mi linin fëmijët t’i merrja me vete. U tërhoqa nga urdhri i mbrojtjes, sepse kërcënohesha nga vjehrra dhe burri. Kisha debate dhe dhunë në atë familje. Nuk jam larguar me vullnet nga familja. Burri i thoshte vëllait, hajde merre, hajde merre. Taulanti nuk ma hap telefonin. Më thotë nuk të njoh. Gjatë këtyre dy javëve nuk kam mundur të flas me Taulantin.

 

Bashkëshorti nuk më lejoi të marr fëmijët atë ditë. Ai kishte hall të mbaronte gjyqi. Bashkëshorti nuk kishte marrë akoma dënim. Policia i njihnin më shumë ata dhe më denonconin më shumë mua. Unë denoncimin e kam bërë në Kamëz. Isha e nxirë dhe me shenja. Policia i ka dërguar letrat në Bilisht. Taulanti nuk pranon asnjë faj. Unë e kam telefonin që më ka prishur. Kam gjitha provat.

 

Vjehrri, Myrto: Gjendja e fëmijëve është shumë mirë. Albana mund të vijë t’i takojë kur të dojë. Nëse Albana ndjek rregullat shtetërore mund t’i marrë. Albana i ka braktisur fëmijët. Ajo nuk është paraqitur fare në seancë gjyqësore. Me datë 17 tetor Albana e godet vjehrrën, gruan time, dhe e bën me gjak. Me datë 15 tetor, Albana ushtron dhunë ndaj gruas time. Urdhër mbrojtje ka marrë gruaja ime. Ne nuk kemi ushtruar dhunë ndaj Albanës. Ajo nuk mund të marrë fëmijët, në asnjë mënyrë. Të hapë gjyq.

Albana: Vjehrra më ka goditur e para dhe unë i jam kundërpërgjigjur