Të gjithë ata që mendojnë se ka ardhur koha për të krijuar një lidhje të gjatë, të shëndetshme dhe goxha serioze: mësoni fillimisht çfarë shenje është partneri para se të bini në dashuri me të!
Ata (ose ju) ndoshta doni shumë të përfshiheni në një lidhje, por zodiaku s’ju lejon.Nga i gjithë horoskopi janë pikërisht 3 shenja të cilat e kanë shumë të vështirë t’ja dain në lidhje të gjata. Fillojmë?
Dashi (21 mars-19 prill)
Zakonisht Dashi konsiderohet si një nga shenjat më të orientuara rreth vetes. Si shenja e parë e zodiakut, moto “unë para” krijon jo pak debate në lidhje. Ata frustrohen kur shohin se duhet të përfshihen dhe kjo jua bën edhe më të vështirë marrëdhënien. Gjithsesi, kjo s’do të thotë që dikush i shenjës së Dashit nuk është i pjekur, i përgjegjshëm apo prind i mirë. Nëse tregohen të kujdesshëm, ia dalin mbanë. Kur një Dash e ndan mendjen për lidhje serioze, janë më të prirur t’i kushtojnë më shumë vëmendje partnerit sesa vetes së tyre.
Shigjetari (22 nëntor- 21 dhjetor)
Ata janë shpirti i lirë i zodiakut. Kjo është arsyeja numër 1 që i mban larg marrëdhënieve shumë serioze. Janë të dhënë pas aventurës kurse lidhjet në lidhjet e gjata ka shumë familjaritet, gjë që Shigjetarin e besdis. Pavarësisht sa i mirë është partneri, Shigjetari është gjithnjë në kërkim të diçkaje tjetër. Çfarë s’kuptojnë shumica prej tyre është që mund të kesh edhe aventurën edhe një marrëdhënie afatgjatë.
Ujori (20 janar-18 shkurt)
Një tjetër shenjë që dashuron lirinë dhe pavarësinë. Një Ujor e përjeton shumë faktin që i duhet të “izolohet” në një lidhje të qëndrueshme. Natyra e tyre rebele, herë pas here është e paparashikueshme. Ata nuk kanë qejf të japin shpjegime dhe shpesh mund ta lënë partnerin/en dhe të arratisen në botën e tyre të vetëm.
creditet/anabelmagazine