Pavarësisht nëse jeni në çift apo beqarë, nuk mund të vazhdoni të ankoheni në pafundësi. Vetë keni zgjedhur të jeni me personat të cilët jeni apo të qëndroni single.
Nuk mund të fajësoni askënd për zgjedhjet tuaja. Po flasim për shenjat zodiakale të Dashit, Gaforres dhe Ujorit. Gjëra të bukura do të vijnë së shpejti por duhet të jeni më optimistë.
Disa këshilla për ju:
Miq të Dashit, Gaforres dhe Ujorit, tashmë ka filluar një muaj i ri dhe yjet ju ftojnë të mos jeni aq pesimistë, veçanërisht në dashuri. Ka ardhur koha për të rishqyrtuar dhe vepruar me energjinë dhe entuziazmit që fshihni brenda jush. Gjërat do të shkojnë më mirë nga sa mund të imagjinohej. Nga tani e tutje do të hapen dyer të reja nga mund të bëni takime interesante që do të jenë të paharrueshme.
Nëse jeni çift, ka ardhur kohë të jeni më koherentë në zgjedhjet e veprimet tuaja për të shmangur gabimet. Përpiquni të bëni mirë dallimin mes ‘të duash’ dhe ‘të mundesh’. Nëse marrëdhënia juaj nuk ju bën më të lumtur, ka ardhur koha të flisni sinqerisht.
Së shpejti do të ndodhin shumë gjëra që do t’ju sjellin gëzim, më e mira është rrugës. Thjesht duhet ta shikoni jetën nga një këndvështrim tjetër.
credits/.kosovarja-ks