Lajme

3 arsyet pse zgjoheni qullë në djersë gjatë natës nuk kanë fare lidhje me temperaturën, ja për çfarë bëhet fjalë

By vizional

February 12, 2021

Djersitja është një proces fiziologjik nëpërmjet të cilit eleminohen lëngjet e tepërta dhe toksinat nga organizmi. Gjatë djersitjes sekretohen lëndët e dëmshme, siç janë alkooli, kolesteroli dhe kripa, dhe përmirësohet shëndeti kardiovaskular. Ajo ndihmon gjithashtu në ruajtjen e temperaturës së trupit dhe përmirëson shëndetin kardiovaskular.

 

Por përveç stinës së verës, ku djersitja është proces mëse normal, trupi ynë prodhon djersë të tepërta edhe gjatë natës. Shpeshherë fajësojmë temperaturën e lartë të dhomës ku flemë ose shtresën e tepërt, por arsyet janë të tjera.

 

1.Apnea penguese e gjumit : Apnea penguese e gjumit është një çrregullim i funksionit të frymëmarrjes, e karakterizuar nga ndalesa të frymëmarrjes gjatë gjumit. Si rrjedhojë e mungesës së ajrit , trupi i njeriut djersin. Apnea shoqërohet edhe me shqetësime të tjera si gërhitja, lodhja gjatë ditës, dhimbja e vazhdueshme e kokës apo ndryshimet e humorit.

 

 

2.Menopauza : Menopauza shoqërohet me çrregullime hormonale të cilat sjellin djersitje gjatë natës. Gratë në menopuazë shpesh zgjohen me ndjesi mbytjeje dhe besdisjeje të krijuar nga djersitja e vazhdueshme. Përveç djersitjes shumë prej tyre paraqesin edhe çrregullime të tjera si cikël i parregullt, lëkurë e thatë dhe ndryshime të humorit.

 

 

3.Ankthi : Ankthi ose stresi kronik ndikojnë në shfaqjen e djersëve të tepërta. Në raste të tilla është mirë që problemi të kapet që në gjenezë. Terapistët praktikojnë terapi konjitive të të sjellurit dhe ndihmojnë pacientët të ndryshojnë mënyrën e të menduarit.