3 arsye pse një burrë e lë gruan që dashuron

3 arsye pse një burrë e lë gruan që dashuron

336
0

Lidhjet janë shpesh të paparashikueshme. Është e mundshme që të jeni në një lidhje të mrekullueshme me një burrë që ju adhuron, vetëm për tu zgjuar në mëngjes dhe të vëreni që interesimi I tij është fikur.

Para se një burrë të arrijë në këtë përfundim, ai analizon këtë lidhje nga cdo kënd, më së shpeshti pa u konsultuar me askënd. Dhe kështu lënë shumë gra duke u menduar se çfarë kanë bërë gabim…

Këtu janë 3 arsye se pse një burrë e lë gruan që dashuron…

 

Mungesa e respektit;

 

Për një burrë është shumë sfiduese të ndërtojë një jetë të tërë me një grua që nuk ka respekt për të. Shumë gra e ngatërrojnë respektin që I duhet thënë një burri me nënshtrimin. Respekti nuk ka të bëjë asgjë se cila gjini është më e fortë ose e dobët!

Respekti është një ndër faktorët kryesorë në funksionimin e një lidhjeje…

 

Pamundësia për të përballuar emocionet;

 

Lidhjet natyrisht që përfshijnë shumë emocione e ndjenja. Disa burra nuk e kanë aftësinë për të përballuar intenzitetin e lartë të emocioneve që ndonjëherë godasin një lidhje, dhe po atëherë ata vendosin të distancohen.

 

Ndjenja e humbjes së lirisë;

 

Një lidhje e duhur lejon që të dy partnerët të jenë vetvetja pa gjykime. Nëse një burrë ndihet sikur duhet të ‘bëhet’ një njeri tjetër kur është përreth partneres së tij, atëherë kjo është mjaftueshëm për tu larguar.