Bota

25-vjeçarja me pasuri marramendëse nuk dinte si të shtynte kohën, do habiteni çfarë ka bërë me makinën e saj Lamborgini

By vizional

April 22, 2019

Një vajzë ruse 25 vjeçare me emrin Daria Rodionova me një pasuri marramendëse prej 300 milion euro nuk dinte si ta shtynte kohën dhe zgjodhi që të ‘vishte’ makinën e saj Lamborgini me gura Swarowski.

Sipas Daily Mail, 25-vjeçarja shpenzoi 2 milionë euro për të blerë gurat argjend dhe iu deshën 700 orë punë me dorë për të rregulluar makinën e saj.

Rusja që jeton në Angli ka deklaruar se është ‘e dashuruar’ me gurët që ndriçojnë dhe ka thenë se synimi i saj është që të veshë të gjithë shtëpinë e saj me gurë Swarowski.