Datat e rëndësishme të ngjarjeve ndër vite, pasqyrojnë histori në të cilën, gjeneratat e reja mësojnë për realitetin e ndodhur përgjatë viteve. Ne kemi zgjedhur disa nga datat që kanë lënë shenjë në histori, përcjellë arbresh.info
1430 – Lufta 100-vjeçare anglo-franceze, rrethimi i Compirgne: Zhan d’Ark kapet nga forcat e Burgundisë.
1498 – Girolamo Savonarola digjet në turrën e druve në Firence, Itali. Ai kishte bërë shumë armiq të fuqishëm, mes tyre Papa Aleksander VI, i cili kishte arsye të ndjehej i parehatshëm me denoncimet e Savonarolës ndaj jetës së shthurur dhe luksoze të udhëheqësve të Kishës.
1799 – Lindi Thomas Hood, dramaturg, poet, humorist britanik dhe botues.
1853 – Buenos Aires fiton pavarësinë nga Argjentina (ribashkohet më 1859)
1911 – Përurohet biblioteka publike e Nju-Jorkut, struktura më e madhe prej mermeri ndërtuar ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara – presidenti Ëilliam Taft preu shiritin.
1915 – Lufta e Parë Botërore: Italia bashkohet me aleatët (Britani, Francë, Rusi), pasi ato i shpallin luftë Austro-Hungarisë. Për këtë hap, Italia kishte marrë premtime për një copë të Shqipërisë (Traktati i fshehtë i Londrës).
1945 – Heinrich Himler, shefi i Gestapos, kryen vetëvrasje gjatë kohës në burg. Historianët thonë se Himleri iu shmang varjes në litar, duke përtypur një tabletë cyanide që e mbante në një nga dhëmbët e tij. Kjo ndodhi një ditë pas arrestimit nga britanikët.
1992 – Sicili, Itali, gjykatësi më i njohur italian i antimafias, Giovanni Falcone, gruaja e tij dhe tre truprojet vriten nga klani “Korleonesi” me një bombë prej gjysmë ton lëndë shpërthyese. Miku dhe kolegu i tij, Paolo Borsellino do të vritej më pak se dy muaj më vonë, duke e bërë vitin 1992 një pikë kthese në ndjekjen penale të mafias italiane.
2004 – Paris, Francë, pjesë e terminalit 2E të aeroportit “Charles de Gaulle” shembet, duke vrarë katër njerëz dhe plagosur tre të tjerë.