22 vjet më parë – Si e “çmontoi” Shemsi Prençi procesin...

22 vjet më parë – Si e “çmontoi” Shemsi Prençi procesin farsë për “grusht shteti”?!

302
0

Kryekomisari që ndër vite ka zhvilluar dhe fituar beteja ligjore me qeveritë e të dyja palëve

 Halil RAMA

 

 

  • Koha do të vinte në provë “burrërinë” dhe stoicizmin e këtij intelektuali kurajoz, veçanërisht pas trazirave të shtatorit 1998. Me një urtësi dhe largpamësi të vërtetë për ta rikthyer sërish në normalitet çmendurinë e atyre ditëve, i qartë, i prerë dhe me një shikim realist, Shemsiu i kishte të gjitha kredencialet dhe asetet morale për të ndikuar në rivendosjen e rendit e të sigurisë. Por ish shefi i komisariatave të Policisë Malësi e Madhe, Tropojë, Has e Kukës, që kishte prangosur e vënë para drejtësisë kriminelë me damkë nga këto rrethe, duke i kthyer ato në më stabilët për sa i përket rivendosjes së rendit e qetësisë publike, me një akuzë absurde do të prangosej, vetëm e vetëm pse kishte dhënë kontribut maksimal në normalizimin e situatës edhe në metropolin shqiptar atë shtator të trazuar, pas vrasjes së liderit të Lëvizjes së Dhjetorit ’90-të

 

  • Tre muaj pas asaj ngjarjeje tejet të rëndë që kishte tronditur opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar “ustallarët”e neodiktaturës do të sajonin edhe akuzën absurde për “grusht shteti”. Më datën 4 dhjetor 1998, me urdhër të Prokurorisë Tiranë edhe Shemsi Prençi arrestohet me akuzën, drejtues i Kryengritjes së Armatosur pas vrasjes së Azem Hajdarit. Nga qelitë e errëta të burgut 313, porosia e vetme që i dërgoi bashkëshortes ishte që të mos i vinin në sallën e gjyqit nëna e tij e sëmurë dhe dy djemtë e mitur, me qëllimin e vetëm që të mos e shikonin me pranga në duar njeriun e dashur të tyre që kishte kontribuar aq shumë për rivensodjen e shtetit ligjor në vendin tonë. Pas 48 orësh dhe pikërisht në 6 dhjetor 1998, me vendim gjykate kalon në arrest shtëpie. Kalvari i gjyqeve, ku ishin të akuzuar një grup prej 13 vetësh, mes tyre dhe oficerë, deputetë e gazetarë (Sali Shehu, Ekrem Spahiu, Antoneta Malja, Alfons Zeneli etj) ka vazhduar për 6 vite, deri kur fituan pafajësinë dhe të drejtat e mohuara. Shemsi Prençi ishte kështu sfiduesi i sistemit të ri të neodiktaturës që kishte nisur gjuetinë e shtrigave

 

 

Njëzetedy vjet më parë, më 14 shtator 1998, mes qindra mijëra demokratëve nga e gjithë Shqipëria që kishin ardhur në Tiranë për tí dhënë lamtumirën e fundit tribunit të demkracisë, Heroit të Pluralizmit Azem Hajdari – “Nderi i Kombit”, ishte edhe oficeri i lartë i policisë së shtetit, Shemsi Prençi. Dy ditë më parë (më 12 shtator 1998) ishte ekzekutuar në Tiranë, lideri i lëvizjeve të dhjetorit 1990, Azem Hajdari dhe Shemsi Prençi, si mik shtëpie i Shpend Hajdarit (babait të Azem Hajdarit) gjatë kohës që kishte shërbyer në Tropojë, edhe pse ishte oficer i lartë me gradën “Kolonel”, vendosi të respektojë traditën shqiptare, dhe pasi kishte marrë leje mori pjesë në varrimin e tij më 14 shtator. Ato ditë situata precipitoi keq dhe ndodhën trazira deri në djegien e disa institucioneve, por Shemsiu, si ushtarak, përkrah të ndjerit Pjetër Arbnori dhe me porosi të kryetarit të opozitës së asaj kohe, Prof.Dr Sali Berisha, dha kontributin maksimal për normalizimin e situatës.

Me një urtësi dhe largpamësi të vërtetë për ta rikthyter sërish në normalitet çmendurinë e atyre ditëve, i qartë, i prerë dhe me një shikim realist, Shemsiu i kishte të gjitha kredencialet dhe asetet morale për të ndikuar në rivendosjen e rendit e të sigurisë.

Por ish shefi i komisariatave të Policisë Malësi e Madhe, Tropojë, Has e Kukës, që kishte prangosur e vënë para drejtësisë kriminelë me damkë nga këto rrethe, duke i kthyer ato në më stabilët për sa i përket rivendosjes së rendit e qetësisë publike, me një akuzë absurde do të prangosej pse kishte dhënë kontribut maksimal në normalizimin e situatës edhe në metropolin shqiptar atë shtator të trazuar, pas vrasjes së liderit të Lëvizjes së Dhjetorit ’90-të.

Tre muaj pas asaj ngjarjeje tejet të rëndë që kishte tronditur opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar “ustallarët”e neodiktaturës do të sajonin edhe akuzën absurde për “grusht shteti”. Më datën 4 dhjetor 1998, me urdhër të Prokurorisë Tiranë edhe Shemsi Prençi arrestohet me akuzën, drejtues i Kryengritjes së Armatosur pas vrasjes së Azem Hajdarit.

Nga qelitë e errëta të burgut 313, porosia e vetme që i dërgoi bashkëshortes ishte që të mos i vinin në sallën e gjyqit nëna e tij e sëmurë dhe dy djemtë e mitur, me qëllimin e vetëm që të mos e shikonin me pranga në duar njeriun e dashur të tyre që kishte kontribuar aq shumë për rivensodjen e shtetit ligjor në vendin tonë.

Pas 48 orësh dhe pikërisht në 6 dhjetor 1998, me vendim gjykate kalon në arrest shtëpie. Kalvari i gjyqeve, ku ishin të akuzuar një grup prej 13 vetësh, mes tyre dhe oficerë, deputetë e gazetarë (Ekrem Spahiu, Sali Shehu, Antoneta Malja, Alfons Zeneli etj) ka vazhduar për 6 vite, deri kur fituan pafajësinë dhe të drejtat e mohuara.

Shemsi Prençi ishte kështu sfiduesi i sistemit të ri të neodiktaturës që kishte nisur gjuetinë e shtrigave. Edhe në ato rrethana Ai dëshmoi se kishte horizont të gjerë, përgatitje intelektuale dhe stof për protagonizëm. Ndryshe s’kishte pse të linte postin, të rreshtohej me opozitën dhe të jepte orientime të drejta në ato ditë të acarta, kur ishte rebeluar thuajse e gjithë Shqipëria. Ndonëse do të ishte në tehun e “gjuetisë së shtrigave”, ai sërish dëshmoi se ishte një specialist i zoti dhe drejtuesi më largpamës e i ekuilibruar. Megjithë intrigat e kurdisura nga pushtetarët e asaj kohe në kurrizin e tij, Shemsiu vazhdoi të qëndrojë me stoicizëm…Ai është ndoshta nga ish kryekomisarët e vetëm që ka zhvilluar dhe fituar beteja ligjore edhe në vitët e mëvonshme, me qeveritë e të dyja palëve.

 

“GJENERALI” I MIRËFORMUAR PROFESIONALISHT

 

Gjatë viteve 1998-2003 ka vazhduar studimet pa shkëputje nga puna në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Juridik duke fituar titullin “Jurist”.

Më pas, 2010-2012 ka vazhduar studimet në Universitetin Evropian në Maqedoni për Master në Jurisprudencë, duke fituar titullin “Master Profesional për hetimin e krimeve”.

Në shtator 2005 emërohet Drejtor i Policisë të Qarkut Korçë, detyrë që e kreu me devotshmëri e përkushtim deri në vitin 2007.

Në vitin 2007 kaloi Drejtor i Policisë Elbasan.

Nga viti 2007 deri në fundin e vitit 2008 ka vazhduar pa shkëputje nga detyra plot 18 muaj, në Shqipëri, Austri dhe Kosovë Kursin e Lartë për Menaxhimin Strategjik të Policisë, të drejtuar nga misionet monitoruese Amerikane ICITAP dhe evropiane PAMECA, duke fituar titullin Master dhe gradën “Dejtues i Parë” (Gjeneral).

Në vitin 2008 kalon Drejtor i Policisë së Qarkut Berat dhe në vitin 2009, Drejtor i Policisë së Qarkut Fier.

Gjatë periudhës 2009 deri në vitin 2012 ka kryer detyrën e Drejtorit të Forcave Speciale dhe Ndërhyrjes së Shpejtë, kur ka drejtuar operacione nga më të vështirat për goditjen e personave me rrezikshmëri të lartë si autorë të krimeve të rënda me pasoja tragjike për jetët njerzore.

NDËR TË VETMIT QË NJOHU INSTITUCIONIN E DORËHEQJES

 

Por një ndër operacionet më të vështira ka qenë vendimarrja për t’u futur në pusin e Minierës Bulqizë, në thellësinë e nivelit minus 16 ose siç thonë 1600 m nga sipërfaqja, ku kishin organizuar mbi 40 minatorë grevën e urisë dhe kishin bllokuar ashensorin me shina vagonash. Operacioni për hyrje është organizuar nëpërmjet pusit nga nxirrej kromi me plot defekte. Në drejtim të një grupi prej gjashtë forcash speciale është futur dhe në zbritjen fundore u perballën me minimin e galerive të nivelit -1600 m. Gjithsesi ia dolën, zbritën e morën kontaktakt me minatorët në grevë dhe pas 7 orë bisedime dakortësuan mbylljen e grevës dhe organizimin e saj në sipërfaqe, me qëllim mos rrezikimin e jetëve.

Disa muaj më vonë komandohet në detyrë Drejtor i Policisë të Qarkut Dibër, detyrë të cilën e ka kryer vetëm dy muaj dhe pastaj në datën 25 prill 2012 ka dhënë dorëheqje për shkak se zyrtarë të lartë të shtetit kishin lidhje me disa nga kompanitë e kromit, në të cilat bëhej shfrytëzimi barbar i minatorëve dhe vidheshin me mbi 1000 ton krom në natë.

Pasi kishte informuar Ministrin e Brendshëm dhe Kryeministrin dhe nuk kishte asnjë reagim, por përkundrazi mbështetje, mori vendimin për dhënien e dorëheqjes dhe kallzimin publik të situatës, duke kallzuar dhe penalisht e duke fituar plot katër gjyqe me strukturat shtetërore.

Dorëheqja që shpreh emancipim është njëra nga mënyrat më komode dhe Shemsi Prençi e dha atë në një kohë kur mund të kishte heshtur, e të pajtohej me atë situatë kriminale. Por kurrësesi nuk mund të vepronte kështu Ai që e ka në gjak krenarinë dhe e ka ngritur karrierën vetëm mbi parime të forta morale. Për këtë bir besnik të idealeve dhe parimeve të tij, humbja e një beteje nuk do të thotë se ka humbur lufta. Kokëfortë dhe guximtar, do të vazhdonte përballjen në media me shkakatarët e vërtetë të asaj situate tragjike në minierat e Bulqizës. E përballoi edhe atë betejë me një intensitet që shpërfillte parashikimet e errëta.

Është larguar nga Policia e shtetit duke përfituar të gjitha të drejtat dhe duke mbajtur gradën policore “Drejtues i Parë (Gjeneral).

 

KARRIERË E SHKËLQYER POLICORE 25 VJEÇARE

 

Gjatë karrierës policore prej 25 viteve, duke kryer detyra të ndryshme dhe sidomos 12 vite në drejtimin e strukturave të Komisariateve dhe Drejtorive të Policisë në shumë qarqe të vendit, ka patur rezultate të shkëlqyera në zbulimin e krimeve të rënda, të vjetra e të reja dhe në goditjen e prangosjen e elementeve dhe grupeve të strukturuara kriminale.

Po kështu është karakterizuar nga respektimi dhe zbatimi me korrektësi i ligjit ndaj dhe ka patur dy raste të kundërshtimit të Ministrave të Brendshëm në vitin 2011 dhe 2012, urdhëra arbitrarë për keqpërdorimin e Forcave Speciale dhe Policisë Vendore, kurajo që nuk ka ndodhur kurrë në historinë 107 – vjeçare të shtetit Shqiptar, por që kanë buruar nga ndershmëria, profesionalizmi dhe përkushtimi për të kryer detyrën, bazuar në Kushtetutë e Ligj.

Në vitin 2013 deri në vitin 2018 ka kryer detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme.

Në sa e sa aksione shpëtimi në rastet e fatkeqësive natyrore, në përmbytjet nga shirat e rrëmbyeshëm në Shkodër, Fier e Durrës, apo dhe kur ranë tërmetet lokalë në Korçë, Mat e Dibër, Shemsiu do të ishte në pararojë, duke shpërfillur vështirësitë e krijuara nga kato katastrofa natyrore. Dhe mbi të gjitha, ai qe përcaktues i saktë i masave paraprake dhe paralajmërues i ndodhjes së këtyre katastrofave, ndonëse u paragjykua deri edhe nga nomeklatura e lartë shteëtërore për “profecitë” e tij, që gjithnjë rezultuan të vërteta. Dhe pikërisht, kur kishte arritur kulmin si drejtues perfekt i këtij sektori të rëndësishëm, pa asnjë agrumet e bazë ligjore e “sakrifikojnë” për t’ia dhënë funksionin e tij një beniamini të qeverisë….

Intelektual me shpirt krijues, i talentuar në fushën e veprimtarisë së tij

 

Pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019 që tronditi Shqipërinë nga i cili humbën jetën 51 shtetas nga Durrësi, Thumana dhe Laçi, Shemsiu është thirrur nga Presidenti i Republikës në detyrën e Këshilltarit të Posaçëm të Presidentit për Rendin dhe Mbrojtjen Civile, detyrë të cilën vazhdon ta ushtrojë me profesionalizëm të lartë.

Si Kryetar i Grupit të Punës për hartimin e ligjit të ri “Për Mbrojtjen Civile” të Republikës së Shqipërisë 2016-2018 ka kontribuar profesionalisht. Gjithashtu ka kontribuar si kryetar grupi dhe anëtar pёr hartimin e dokumentave të rëndësishme si plane dhe vlerësim risku ndaj fatkeqësive.

Referuar fjalorëve encikolopedikë: “intelektuali është njeri i pajisur me intelekt, që ka talent dhe krijon vepra të bazuara në talentin dhe arsimimin e tij. E thënë më shkoqur, intelektuali është një njeri i mençur, i urtë dhe krijues i talentuar në fushën e veprimtarisë së tij. Nga pikëpamja njerëzore, intelektuali i mirëfilltë është human, zemërgjerë, që di t’u bëjë lëshime atyre që mendojnë ndryshe nga ai, është njeriu që, dialogun me kundërshtarët e tij në mendime e ka në bazën e veprimtarisë së tij, njeri që krijimtarinë e vet intelektuale e drejton në të mirën e njerëzve, pavarësisht nga përkatësia politike, kombi apo raca….”.

Pavarësisht këtyre referencave nga fjalori enciklopedik, në të vërtetë këto virtyre mishëron në karakterin dhe intelektin e tij, intelektuali i mirëfilltë Shemsi Prençi.

Ai ka kontribuar edhe në përgatitjen e disa kurrikulave dhe leksioneve për Akademinë e Rendit Publik.

Është angazhuar në mësimdhënie, leksione e seminare për përgatitjen e oficerëve të rinj.

Ka përgatitur dhe botuar me dhjetëra artikuj profesionalë në median e shkruar.

Ka dhënë kontributin profesional në analizat e zhvilluara në emisionet në televizionet Kombëtare dhe Lokale për probleme të rendit e sigurisë publike dhe për Mbrojtjen Civile të Republikes.

Mesazhet që përcillnin shembullin e tij kanë emrin KRENARI. Krenaria ka nevojë për një truall, për një shtrat që rritet…E pikërisht në këtë shtrat ka ecur dhe ecën Shemsi Prençi, i përshtatur mirë me kohën, bujar, fisnik, intelektual i mirëformuar dhe i zoti, që ka çarë në jetë me mençuri e e sakrifica.

Në librin tim të 17-të “Muhurri, histori dhe personalitete”, ndër më të kërkuarit nga miqtë e mi të shumtë në Dibër, Tiranë, Durrës, Elbasan e në hapësirën mbarëshqiptare në botë, padyshim që spikat profili i Shemsi Prençit, i cili është një nga personalitetet shqiptare me karrierë të shkëlqyer profesionale dhe me angazhim politik të spikatur. Jo vetëm për detyrat e funksionet e rëndësishme që ka mbajtur, nga komandant i Pikës së Kalimit të Kufirit Hani i Hotit – Shkodër, Drejtor i Përgjigshëm Policie në disa qarqe si Korçë, Elbasan, Berat, Fier, Dibër, Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile e deri Këshilltar për Mbrojtjen Civile i Presidentit të RSH-së, SHT Z.Ilir Meta, por para së gjithash për potencialin intelektual, përgatitjen profesionale, vizionin bashkëkohor dhe dimensionin e tij njerëzor.

Të gjitha këto virtyte i ka shpalosur më së miri në dhjetëra debate e intervista televizive, veçanërisht kur Shqipëria është ndodhur në udhkryqe historike dhe prag katastrofash natyrale.

Biri i dy prindërve të thjeshtë, por punëtorë, fisnikë e të zgjuar (Selim e Mide Prençi), do të nderonte jo vetëm ata por edhe gjithë fisin, Muhurrin e Dibrën, në të gjitha funksionet e rëndësishme që ka kryer dhe kryen.

Shemsi Prençi është ndër të rrallët që shfaq në çdo rast dëshirën e tij të madhe që t’i mbajë gjallë lidhjet me miqtë e farefisin. Jo vetëm rikunstruksioni që ai bashkë me vëllezërit e tij i bënë shtëpisë së prindërve në vendlindjen e tyre, në Muhurr, por edhe plot shembuj të ndihmës e mbështetjes që bujarisht u ka dhënë dhe u jep dibranëve, të njohur e të panjohur, tregojnë se Shemsi Prençi ishte dhe mbetet një fisnik i vërtetë, nëse kjo fjalë ka ende ndonjë rezonancë. Patriotët dhe punëtorët e mendjes si ai janë shembëlltyra e asaj ç’ka kemi më të mirën si komb…

 

loading...