Lajme

22-vjeçarja me aftësi ndryshe realizon ëndrrën e saj, përfaqëson Shqipërinë në një kompeticion bukurie

By vizional

November 05, 2019

Maria Taragjini, bukuroshja 22 vjeçare me aftësi ndryshe do të përfaqësojë Shqipërinë në një kompeticion ndërkombëtar bukurie.

Dëshira e Marias është më e fortë se paragjykimet ndaj këtyre njerëzve dhe ajo po realizon ëndrrën e saj më të madhe. Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Miss Universe Deaf’, një kompeticion bukurie për personat shurdhmemecë, i cili do të mbahet në Itali. Ndërkohë nata finale pritet të mbahet në 9 Nëntor.

Maria Tagjini, pjesë e ‘Miss Universe Deaf’