21 vajza në luftë për t’i fituar zemrën, njihuni me biznesmenin shqiptar...

21 vajza në luftë për t’i fituar zemrën, njihuni me biznesmenin shqiptar që po rrëmben vëmendjen në Zvicër

560
0

Djali simpatik Patrik Haziri do të jetë pjesë e një emisioni që starton së shpejti në Zvicër. Kavalieri i trëndafilave do të këtë “nderin” të jetë protagonist i emisionit “Der Bachelor”, i cili transmetohet në televizionin zviceran “3+”, përcjell albinfo.ch.

Patrik Haziri pritet të përjetojë eksperienca të ndryshme romantike me 21 vajza simpatike, një prej të cilave do t’i rrëmbejë zemrën.  Patrik Neziri nga Bujanoci, vjen nga një familje e kamur me origjinë shqiptare që kanë një numër të madh biznesesh në Cyrih, Zvicër.

Emisioni në të cilin bën pjëse biznesmeni me origjinë shqiptare, pritet të fillojë në mes të muajit tetor. Djali simpatik është përzgjedhur si fatlumi për të rrëmbyer zemrën e një prej 21 bukurosheve, pjesë e këtij edicioni.

 

Ky spektakël është i njohur gjerësisht në Evropë dhe më gjerë, ku një mashkull bëhet kavalieri që do t’i dhurojë trëndafilin vetëm një prej 21 vajzave.