21 qershori në histori, ngjarjet më të bujshme

21 qershori në histori, ngjarjet më të bujshme

73
0

533 – Një flotë bizantine nën general Belisarius niset nga Konstandinopoja për të ndëshkuar vandalët në Afrikën veriore, nëpërmjet Sicilisë.

 

1621 – 27 fisnikë çekë ekzekutohen në sheshin e Pragës si pasojë e Betejës së Malit të Bardhë midis protestantëve të krishterë dhe forcave të perandorisë së shenjtë romake. Beteja zgjati vetëm një orë; 4.000 protestantë u vranë ose u kapën, ndërsa humbjet e forcave të perandorisë ishin vetëm disa qindra. 47 udhëheqës të kryengritjes u gjykuan, dhe 27 prej tyre u ekzekutuan – kjo ngjarje përkujtohet sot si “Dita e Gjakut”.

 

1734 – Në Montreal në Nju-Francë, një skllave e njohur me emrin Marie-Joseph Angelique ekzekutohet me vdekje, për zjarrvënie që shkatërroi pjesën më të madhe të qytetit. Ajo u gjykua dhe dënua për vendosjen e zjarrit në shtëpinë e pronarit të saj nga ku zjarri u përhap duke përfshirë atë që sot quhet Montreali i Vjetër.

 

1749 – Themelohet qyteti Halifax, Nova Scotia, Kanada. Gjatë Revolucionit Amerikan, Halifax u bë pikë nisje e shumë sulmeve britanike drejt zonave të kontrolluara nga rebelët në trembëdhjetë kolonitë amerikane. Pas luftës, dhjetëra mijëra përkrahës të britanikëve ikën nga ish-kolonitë amerikane, dhe u strehuan në Halifax – shumë nga pasardhësit e tyre banojnë atje sot.

 

1791 – Mbreti Luigj XVI i Francës dhe familja e tij lënë fshehurazi Parisin si pasojë e Revolucionit, por kapen në fshatin Varennes, kur karroca e tyre u ndalua rastësisht për kontroll. Incidenti ishte një pikë kthese; përpjekja e mbretit për të ikur nxiti akuzat për tradhti që përfundimisht çuan në ekzekutimin e tij me gijotinë, në janar 1793, dhe të mbretëreshës Maria Antoinette, në tetor të po atij viti.

 

1824 – Lufta greke e Pavarësisë: shqiptari Mehmet Aliu i Egjiptit dërgon djalin e tij Ibrahim pashën në ndihmë të osmanëve; ai merr Psaran në Egje, pastaj, niset drejt maniotëve, banorë në pjesën jugore të Peloponezit; ata ishin të parët që i kishin shpallur luftë Perandorisë Osmane, duke i paraprirë pjesës tjetër të Greqisë. Forcat greke arritën një varg fitoresh. 1905 – Lindi Jean-Paul Sartre, filozof francez dhe autor, një nga figurat kryesore të filozofisë së ekzistencializmit, dhe filozofisë në përgjithësi, përfshi atë marksiste të shekullit XX. Sartre ndikoi edhe në sociologji, kritikë, studime letrare, dhe vazhdon të ndikojë. Ai mbeti i angazhuar deri në fund të jetës së tij (v. 1980). Në verë të vitit 1968 gjatë protestave në Paris Satrtre u arrestua për mosbindje civile. Presidenti Charles de Gaulle ndërhyri dhe e liroi; “Ju nuk arrestoni Volterin”, tha ai.

 

1905 – Humor anglez; shfaqet për here të parë drama ‘Major Barbara’. Pak para hapjes, autori George Bernard Shaw i dërgon këtë telegram Winston Churchillit, duke i ofruar bileta.

 

1920 – Trupat franceze largohen nga Korça duke e lënë administratën e tyre të ‘Republikës Autonome’ në duart e një komiteti shqiptar. Trupat shqiptare tashmë kishin siguruar territorin e Shqipërisë deri në kufirin e 1913-s me Greqinë. Korça kishte qenë nën kontrollin francez (1916-1920).

 

1942 – Lufta e Dytë Botërore, SHBA; Një nëndetëse japoneze del në sipërfaqe afër lumit Columbia në Oregon dhe hedh 17 predha pranë Fort Stevens – ky ishte vetëm një nga pak sulmet e Japonisë ndaj Shteteve të Bashkuara në pjesën kontinentale.

 

1982 – John Hinckley del i pafajshëm për përpjekjen për vrasjen e presidentit amerikan Ronald Regan – ai u shpall i sëmurë psikik dhe u dërgua në spital.

loading...