200 të arrestuar në Nju Jork, ‘blindohet’ Shtëpia e Bardhë/ Protestat në...

200 të arrestuar në Nju Jork, ‘blindohet’ Shtëpia e Bardhë/ Protestat në SHBA vijojnë për të 8-tën ditë radhazi

453
0

Nuk ndalen protestat për vdekjen e George Floyd në SHBA teksa kanë vijuar për të 8-tën ditë radhazi edhe pse me më pak dhunë se ato të së martës. 200 protestues u arrestuan vetëm gjatë natës në Nju Jork. Protestat janë përhapur jo vetëm në qytetet amerikane por dhe në Paris e Sidnei. Protesta ka edhe para Shtëpisë së Bardhë aty ku ditën e djeshme Presidenti Trump u detyrua të futej në një tunel emergjence. Shtëpia e Bardhë tashmë është blinduar nga trupat e Gardës Kombëtare dhe kush afrohet përballet me gaz lotsjellës.