20 vjeçarja lindi fëmijën dhe ndërroi jetë në maternitet, flasin familjarët: Na...

20 vjeçarja lindi fëmijën dhe ndërroi jetë në maternitet, flasin familjarët: Na morën në qafë vajzën e vetme

399
0

Klea Muxhaj është 20 vjeçarja nga fshati Zhulat i Gjirokastrës që ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme në maternitetin e këtij qyteti.

 

E reja shtatzënë, është paraqitur në maternitetin e spitalit të Gjirokastrës rreth orës 03.30 të mëngjesit dhe me dhimbje të forta në bark, në muajin e nëntë. Sipas familjarëve, vajza e tyre është futur në operacion dhe mjekët i kanë njoftuar se lindja kishte shkuar mirë, dhe se nëna e foshnja gëzonin shëndet të plotë.

 

Te qetë nga ky lajm, familjarët shkojnë në shtëpi, ku pas disa orësh njoftohen se vajza e tyre kishte shfaqur komplikacione dhe ishte në gjendje të rëndë. Kur kanë shkuar në maternitetin e spitalit të Gjirokastrës, familjarët e Klea Muxhajt kanë marrë lajmin e kobshëm se 20 vjeçarja kishte ndërruar jetë.

 

Ndërkohë, mjekët e maternitetit janë shprehur se foshnja ka qenë në një pozicion kryq në barkun e nënës dhe kjo i ka shkaktuar asaj probleme e dhimbje. Për këtë rast po pritet dhe për ekstertizën mjeko-ligjore e cila do të nxjerr saktë shkakun e vdekjes.

 

 

Familjarët e Klea Muxhajt kanë akuzuar mjekët për neglizhencë. “Na e morën më qafë vajzën e vetme”, janë shprehur ata.