20 vite diferencë me partneren, habit Gjergj Leka: Janë shumë pak, do...

20 vite diferencë me partneren, habit Gjergj Leka: Janë shumë pak, do doja…

523
0

Kantautori i njohur shqiptar Gjergj Leka ka qenë në qendër të mediave rozë për jetë e tij private. Ai është është përfolur shpesh për historinë e tij të dashurisë me Eriselën, kjo për arsyen se kanë shumë vite diferencë moshe mes tyre. I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin ‘Rreze Dielli’, Gjergji përveç se foli për karrierën e tij, nuk kishte sesi të mos komentonte lidhjen e tij. Kantautori u shpreh se 20 vite diferencë mes tij dhe partneren janë shumë pak.

 

‘Kemi shumë pak vite diferencë. Edhe më shumë duhet të kishim, 20 vite diferencë kemi. Unë kam ca shokë të mi që i kanë gratë 2-3 vite më të mëdha se vetja, e llahtarshme. Më vinë te bahçja ime dhe qajnë. Gjithë jetën më kanë paragjykuar dhe vazhdojnë. Madje po të mos më paragjykojnë do thosha ça ka që nuk shkon’, tha Gjergji.