IT

20 mijë njerëz raportuan probleme, Facebook dhe Instagram bien përsëri

By vizional

October 09, 2021

Instagram, Facebook dhe Messenger kanë rënë për disa përdorues për herë të dytë në një javë. Sipas mediave të huaja ndërprerja e së premtes ndodh vetëm disa ditë pasi gjiganti i rrjeteve sociale kishte probleme, që çoi në një ndërprerje globale për më shumë se shtatë orë.

Sipas Down Detector, i cili gjurmon nëse shërbimet e internetit po funksionojnë normalisht, më shumë se 20,000 njerëz raportuan një ndërprerje në Instagram gjatë orëve të mbrëmjes.

Gjithashtu, siç thuhet më tej, një numër më i vogël njerëzish raportuan edhe një ndërprerje në Facebook. Facebook Messenger nuk duket të jetë aq i prekur, me pak më shumë se 800 njerëz që raportuan ndërprerje.

Ndryshe, të hënën, pas më shumë se gjashtë orësh “jashtë linje”, Facebook u përball me atë që po vlerësohej si një nga ndërprerjet më të këqija në historinë e kompanisë. Kjo ishte një ndërprerje që gjithashtu shkatërroi platformat e tjera kryesore të mediave sociale të gjigantit të teknologjisë, Instagram, ËhatsApp dhe Messenger.

 

Si pasojë e këtij dështimi, aksionet e Facebook ranë 5% mes një shitjeje më të gjerë të teknologjisë. Kështu, siç është thënë, drejtori ekzekutiv Mark Zuckerberg humbi 5.9 miliardë dollarë të hënën, sipas një vlerësimi të Forbes.