2 vendet e Kushtetueses, MURRIZI: Komunist që e keni bërë si monument...

2 vendet e Kushtetueses, MURRIZI: Komunist që e keni bërë si monument kulture

121
0

Deputeti Myslim Murrizi u shpreh në lidhje me emërimet e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, për të cilat janë kandidaturë Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska.

Ai sulmoi kreun e KED-së Ardian Dvoranin duke e akuzuar se po bën ‘karshillëk’ ndaj presidentit për paraqitjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese duke ia paraqitur me vonesë, 4 kandidatët e vakancës së dytë.

‘’Edhe unë dua të plotësohet sa më shpejt Gjykata Kushtetuese, edhe pjesa tjetër e opozitës e dëshiron që të plotësohet Gjykata Kushtetuese dhe pastaj SPAK-u që të shohim ca prapa hekurave, apo të bëjnë punë vullnetare.

Ne kemi një shprehje popullore: më mirë depja bosh sesa dreqi brenda. Çfarë është kjo ngutje? Çfarë është ky kryetar KED, komunist dhe i bën karshillëk Presidentit? Çfarë është ky pronari i KED, është ruajtur me mbështetjen tuaj, e ruani në detyrë edhe pse i kanë mbaruar mandati, e keni bërë si monument kulture. Pse duhet të mbyllet më 20? Na kanë sjellë tre kandidatë që nuk kanë fituar në magjistraturën, tani do na i sillni për Gjykatën Kushtetuese. Ulsi ke qenë ti Ajnshtajni i Drejtësisë? Nuk dëgjon. Edhe Komisioni i ligjit duhet të zbatojë atë nen që thotë Kushtetueta. Elsa Toska hynë te gratë apo burrat si ta votojnë. Besnik Muçin e zgjodhën si burrë mes disa grave’’, u shpreh Murrizi.