Aktualitet

18 vite nga sulmet e tmerrshme në SHBA, ç’ndodhi më 11 shtator 2001

By vizionc

September 11, 2019

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e gjithë botë përkujtojnë sot 18-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001.

Në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona. Në mesin e viktimave në kullat binjake ishin 2.752 persona prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë të 70 kombësive të ndryshme.

Ceremonitë në Nju Jork dhe Uashington do të nisin me një minutë heshtje, në kohën kur ndodhën sulmet.

Ndërkohë ekspertët shprehen se 11 shtatori 2001, ndryshoi shumë gjëra në botë. Këto ngjarje u bënë shkak për nisjen e një fushate të gjerë të udhëhequr nga SHBA-të kundër terrorizmit.