18 bashki futen tek zonat e gjelbërta, taksitë lëvizin në gjithë…

Ashtu sikurse u tha që nga sot, pra data 4 maj do të ketë të tjera lehtësime nga qeveria për masat ndaj përhapjes së koronavirusit.

Janë 18 bashki që çlirohen nga karantina dhe bëhet fjalë për bashki kryesisht jugore, si: Tropojë, Rrogozinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kucovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë, Vlorë dhe Selenicë.

Në këto bashki pensionistët lejohet të dalin 06:00- 08:30 teksa qytetarët e tjerë 09:30- 17:30 pa leje.

Një tjetër lehtësim është qarkullimi i taksive si në zonat e gjelbërta edhe në ato të kuqe. Taksitë lejohet të dalin nga qytetet e tyre dhe të udhëtojnë kudo në Shqipëri me masa higjieno-sanitare të protokolleve të sigurisë.

Po ashtu në automjet duhet të jenë deri në 2 pasagjerë, por të së njëjtës familje. /Gazeta Liberale

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *