Diaspora

16 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Kurti i pranishëm në kremtimet në Britani

By vizional

February 24, 2024

Nga Anila Kadija

 

Ditën e djeshme Ambasada e Republikës së Kosovës organizo një pritje me rastin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në pritjen e organizuar nga SH.T. z. Ilir Kapiti dhe znj. Eranda Kapiti në The Royal Horseguards Hotel, 2 Whitehall Ct, London SË1A 2EJ, të ftuar ishin përfaqësues të shquar, miq dhe bashkëpunëtor anglez, aktivistë në shumë sfera ku profesionistët shqiptarë japin shembullin e tyre në shoqërinë angleze. Të ftuarit u pritën edhe nga sekretarja e parë e Ambasadorit të Kosovës znj. Valmira Thaçi Musa, Koloneli Agron Bajrami dhe znj. Arta Qehaja.

Në pritjen  e organizuar i pranishëm edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës SH.T. z. Albin Kurti, i cili në fjalën e tij përshendetës iu drejtua të gjithë të pranishmëve me fjalën të nderuar.

Fjalimi i kryemisnistrit Kurti nënvizoi sakrificat, kontributin dhe çdo veprimtari e cila iu kushtua Kosovës përgjatë rrugës për liri dhe në vazhdim.

Si dhe mbështetjen e shtetit anglez ndaj Kosovës.

Hapi darkën e këtij celebrimi përvjetori të rëndësishëm për Kosovën dhe mbarë shqiptarinë SH.T z. Ilir Kapiti.

I pranishëm Ambasadori i Republikës së Shqipërisë SH.T z. Uran Ferizi.

Të veçantë interpretimet,  me tingujt e violinës, nga artisti Kastriot Xhon Marku,

I rëndësishëm dhe kuptimplotë edhe fjalimi i SH.T z. Jonathan Hargreaves i cili është emëruar Ambasador  në Republikën e Kosovës, pasardhës i z. Nicholas Abbott, i cili do të transferohet në një tjetër emërim në Shërbimin Diplomatik.

Atmosfera diplomatike  dhe shoqërore e këtij organizimi të veçantë me potencial politik shënoi edhe një herë dashurinë dhe bashkëpunimin tonë si shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.

Shqipëri dhe Kosovë ne jemi një!