16 apo 30 vjeç? Greta Koçi na konfuzoi të gjithëve me tortën...

16 apo 30 vjeç? Greta Koçi na konfuzoi të gjithëve me tortën dhe qirinjtë e ditëlindjes

346
0

Të gjithë e njohim që kur ishte 16 vjeç por përpara Televizionit dhe syve të fansave Greta Koçi ka mbushur 30 vjeç. Ajo ka festuar me miqtë dhe familjarët me një organizim të detajuar dhe të personalizuar. Këngëtarja mori urimin e parë nga motra e saj Eni Koçi:

“Motrës time të ëmbël dhe të bukur, gëzuar ditëlindjen! Ti ishe shoqja ime e parë dhe vazhdon të jesh shoqja ime më e mirë! Je personi më i veçantë dhe më i shtrenjtë në jetën time. Uroj të të shoh gjithmonë të lumtur dhe të qeshur sepse ti meriton çdo të mirë. Gëzuar ditëlindjen motra dhe shoqja ime më e mirë. Të dua!” Më pas ajo ndau me ndjekësit disa fotografi të festës, nga të cilat vëmendjen e tërhoqi numri sipër tortës: 16!! Kjo ishte dhe mënyra e Gretës për të ironizuar faktin që pë të gjithë ajo është ende 16 vjeç!