15 vjet nga goli më i bukur në historinë e finaleve të...

15 vjet nga goli më i bukur në historinë e finaleve të Ligës së Kampionëve

496
0

Zinedine Zidane do ta mbajë mend gjithë jetën 15 majin, ditë kur shënoi gol të mrekullueshme dhe fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin.

Sot janë bërë 15 vjet nga goli i famshëm i trajnerit aktual të Real Madridit, Zinedine Zidane, që e kishte shënuar në finale të Championsit kundër Bayer Leverkusenit, shkruan Gazeta Express.

Në vitin 2002, në finalen e 15 majit, trajneri francez shënoi një ndër golat më të bukur në histori të Ligës së Kampionëve, që edhe sot vazhdon të kujtohet nga tifozët në mbarë botën.

Reali e fitoi finalen ndaj Bayer Leverkusenit 2:1 në Glasgow, për t’u shpallur kampion i Evropës për herë të nëntë, para se në vitin 2014 e 2016 të fitojë edhe dy trofe tjerë, ku Zidane sërish ishte pjesë e tyre.

Në vitin 2014, Zidane ishte ndihmës i Carlo Ancelottit kur Reali fitoi La Deciman, derisa në vitin 2016, ai e fitoi Ligën e Kampionëve pas vetëm pesë muajsh si trajner i Los Blancos.