Lajme

15 të prekur në 24 orët e fundit, Call-Center-i në Tiranë vatër “e nxehtë” infeksioni

By vizional

May 26, 2020

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit vetëm në Tiranë janë konfirmar 24 raste të reja me koronavirus. Sipas MSH-së 15 nga të infektuarit me COVID-19 janë punonjës të një Call-Center në kryeqytet. 15 të prekurit janë kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë.

 

” Në 24 orët e fundit kemi sërish shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 17 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit ka rritje të numrit të të prekurve, të lidhura me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive por edhe vatra të reja në Tiranë. Janë testuar 173 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 25 raste pozitive. Më konkretisht janë 24 të prekur në Tiranë dhe 1 në Durrës. Ndër rastet e reja janë 15 të prekur në një call-center, kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë. Po vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ministrisë.