Lajme

14 ditë në IZOLIM, Alketa Vejsiu tregon se ka kaluar KORONAVIRUSIN: Falenderoni Zotin dhe festoni që keni shëndet

By vizional

October 20, 2020

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu tregon se ka kaluar koronavirusin, pa simptoma të rënda.

Në një postim në Instagram, Vejsiu thotë se ka qëndruar për 14 ditë në izolim, ndërsa tamponi i doli negativ dy javë më parë.

“Coronen e kam kaluar, tamponi doli negativ para dy javësh! Qëndrova 14 ditë në izolim në shtëpi. Jam mirë për fat?

Kam dëgjuar raste vërtete të rënda dhe lutem cdo dite që Zoti të mbroje njerezit afer meje dhe te gjithe shqiptaret! Corona nuk eshte shaka. Kujdesuni per veten!??

Falenderoni Zotin dhe Festoni cdo dite qe keni shendet dhe jeni ne jete!”, shkruan Alketa krahas disa fotove të publikuara në rrjetet sociale.