1300 forca policie për protestën por ja DETAJI që s’keni vënë re

1300 forca policie për protestën por ja DETAJI që s’keni vënë re

481
0

Janë 1300 forca policie, përfshirë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe forcat Shqiponja që do të marrin pjesë në protestën e sotme. Por ka një detaj që vihet re. Nëse në protestat e mëparshme shikonim efektive femra të patrullonin lart e poshtë nëpër kryeministri, këtë herë shohim vetëm efektivë, madje të pajisur mirë me mjete mbrojtëse. Ata kanë armë në brez, maskat kundra gaz si dhe gazin lotsjellës. Policia e Shtetit, siç ka bërë me dije, ka informacione për eksponentë të rrezikshëm kriminalë që janë të përgatitur për të ushtruar dhunë dhe mesa duket ka vendosur ‘t’i ruajë’ efektivet nga ndonjë përplasje apo lëndim i mundshëm siç qe rasti i efektives Ina Nuka, e cila humbi disa gishta të dorës.