Restaurohet filmi ‘Mësonjëtorja’, prodhimi artistik që i bën homazh rezistencës kombëtare për...

Restaurohet filmi ‘Mësonjëtorja’, prodhimi artistik që i bën homazh rezistencës kombëtare për gjuhën shqipe

97
0

Restaurohet filmi ‘Mësonjëtorja’, prodhimi artistik që i bën homazh rezistencës kombëtare për gjuhën shqipe

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka restauruar filmin “Mësonjëtorja”, prodhim i vitit 1979, me regji të Muharrem Fejzos, skenar nga Natasha Lako dhe muzikë nga Limos Dizdari.

Dafina, nje grua e vjetër e shkolluar kthehet në qytet për të hapur shkollën e parë për vajzat. Ajo ndeshet me pengesat dhe intrigat e thurura nga kreu i Sanxhakut i cili kërkon rrugë të ndryshme për ta nxjerrë Dafinën nga qyteti. Për të ndaluar përpjekjet e saj për ngritjen e shkollës kleri përpiqet të helmojë dhe çkishërojë Dafinën. Shkollën e djegin. Xhaxhai i saj Stefan Bardhi luftëtari Kajo dhe çifti që e strehon Dafinën e ndihmojnë atë.

Aktorët: Roza Anagnosti, Guljelm Radoja, Robert Ndrenika, Ardian Cerga, Petrika Riza, Valentina Caci, Thimi Filipi, Teodor Rupi, Marko Bitraku, Renato Rapi, Dhimiter Trajce, Selma Sotillari, Ema Shteto, Fabiola Karapici.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit restauroi filmin “Mësonjëtorja”, që mban firmën e regjisorit Muharrem Fejzo, skenarin e Natasha Lakos, dorën e piktorëve Shyqyri Sako e Ilia Xhokaxhi; lojën e shkëlqyer të Roza Anagnostit, Gulielm Radojës, Robert Ndrenikës, Ardian Cergës etj.

“Një përkim i bukur dhe një ogur i mirë restaurimi i filmit “Mësonjëtorja” me ditën e parë të shkollës”, shkroi ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në rrjetet sociale. Margariti i uroi suksese çdo nxënësi dhe mësuesi për fillimin e një kapitulli të ri, duke ndarë lajmin se puna e bërë nga AQSHF në bashkëpunim me Harabel Contemporary Art Platform që është parë këtë  pasdite, në Pallatin e Brigadave.

Artdashësi i kinemasë dhe i nostalgjisë së filmave që do ti rezistojnë kohës dhe brezave,do të ketë mundësi për të ndjekur këtë film të restauruar edhe në yutube . Brezat  e rinj që do kenë nostalgjinë e shkuar ,do ta kuptojnë më së miri luftën e patriotëve vlerën e kombit dhe trashëgiminë e gjuhës Shqipe dhe luftën e tyre kundër  cilitdo pushtuesi që u mundua për shfarosjen e saj.

 

Gazetar /Alfred Meminaj

Shperndaje