11 viktima nga rrëzimi i urës në Itali, ja si ndalet kamioni...

11 viktima nga rrëzimi i urës në Itali, ja si ndalet kamioni ndalet në fundin e saj

433
0

Shembja e urës Morandi në autostradën A10 në Genova është kthyer në një tragjedi ku raportohen të paktën 20 makina të rrëzuara dhe 11 viktima. Mediat italiane shkruajnë se mes tyre ka edhe 1 fëmijë, ndërkohë që janë dhjetra persona të mbetur të plagosur. Ministri italian i transportit tha se është një tragjedi e thellë. “Po e ndjek me shqetësim situatën në Genova dhe që me sa duket është një tragjedi e madhe. Jemi në kontakt të ngushtë me Autostradat dhe po shkojmë në vend me zëvendësministrin Rixi. Ndodhem pranë qytetit në këto orë”, shkroi në Tëitter ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Danilo Toninelli. “Po e ndjekim minutë pas minute situatën e shembjes së urës në Genova, falënderoj deri tani 200 zjarrfikësit dhe të gjithë heronjtë e tjerë që po punojnë për të shpëtuar jetë”, shkroi ministri i Brendshëm Matteo Salvini në “Facebook”. Ndërkohë “Corriere della sera” publikon edhe një video të një kamioni, i cili ka arritur të ndalet pikërisht në fundin e urës së shembur.