11 ide! Veshjet më të bukura për Krishtlindje të Kate dhe Meghan

11 ide! Veshjet më të bukura për Krishtlindje të Kate dhe Meghan

457
0

 

Looku festiv i nuseve të familjes mbretërore, Kate Middleton dhe Meghan Markle, veçanërisht ai i Krishtlindjeve, ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e mediave që merren me modën dhe jo vetëm.  Nga eventet e Bamirësisë, tek ndjekja e meshave në kishën e Sandringham me mbretëreshën dhe pjesëtarët e tjerë të familjes mbretërore, ja disa nga momentet që kanë shënuar histori në daljet e tyre për festa”

 

 

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton duke vizituar një fermë në Bukinghamshire për një aktivitet bamirësie, dhjetor 2019. Ajo ka veshur një xhup të kuq të fryrë mbi një pulovër jeshile duke evokuar ngjyrat e pemës.

 

 

 

Kate dhe Meghan në Ditën e Krishtlindjeve 2018, duke shkuar në kishën e Sandringham. Kate ka veshur një fustan-pallto të Catherine Walker, ndërsa Meghan një kombinim blu navy nga Victoria Beckham.

 

 

Kate, në sezonin festiv 2018, në një aktivitet në një spital të fëmijëve në Londër me një fustn mini ngjyrë jeshile me pika nga L.K.Bennet.

 

 

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, në një pritje Krishtlindjesh në Kensington Palace , 4 dhjetor 2018. Ajo ka veshur një fund të kuq festiv tartan nga stilistja Emilia Wickstead kombinuar me një triko të zezë.

 

 

Kate dhe Meghan, ditën e Krishtlindjeve, 2017. Kate ka veshur një fustan tartan Miu Miu, kurse Meghan një pallto kamel nga Santeler.

 

 

Kate Middleton, ditën e Krishtlindjeve, 2016 në kishën e Englefield në Berkshire. Ajo ka veshur një pallto nga Hobbs me pellush, ngjyrë purpuri.

 

 

Dukesha e Kembrixhit në ditën e Krishtlindjeve, 2015 me një pallto jeshile nga Sportsmax të kombinuar me një kapele Lock&Co.

 

 

Dukesha e Kembrixhit, dhjetor 2015 në një pritje Krishtlindjesh në Londër. Ajo ka veshur një fustan të kuq nga Alexander McQueen për këtë rast.

 

 

Kate Middleton, dukesha e Kembrixhit, dhjetor 2014. Ajo ka veshur një pallto nga marka britanike Moloh.

 

 

Dukesha e Kembrixhit, dita e Krishtlindjeve 2013. Ajo ka veshur një fustan tartan nga Alexander McQueen.

 

 

Dukesha e Kembrixhit në ditën e Krishtlindjeve, 2011, në daljen e parë si anëtare e familjes mbretërore. Ajo zgjodhi një pallto ngjyrë kumbulle të kombinuar me një kapele Jane Corbett.