107-vjetori i Ushtrisë Shqiptare, Meta: Keni spikatur me dashurinë për të shpëtuar...

107-vjetori i Ushtrisë Shqiptare, Meta: Keni spikatur me dashurinë për të shpëtuar banorët e mbetur nën rrënojat

160
0

 

Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë burrave dhe grave në uniformë të Forcave tona të Armatosura, me rastin e 107-vjetorit të Ushtrisë Shqiptare.

 

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai falenderon për kontributet e vyera, dhe sakrificat sublime për mbrojtjen e Atdheut dhe Sigurisë Kombëtare, si dhe për garantimin e lirisë, nën flamurin e NATO-s.

Sipas Metës, ky 107-vjetor, i gjen Forcat tona të Armatosura, në krye të solidaritetit dhe ndihmës për vëllezërit e motrat shqiptare të prekur rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik.

 

Statusi i plotë:

 

Me konsideratat më të larta, ju shpreh sot urimet më të ngrohta të gjithë burrave dhe grave në uniformë të Forcave tona të Armatosura, me rastin e 107-vjetorit të Ushtrisë Shqiptare!

Falenderim dhe mirënjohje për kontributet e vyera, përkushtimin heroik dhe sakrificat sublime për mbrojtjen e Atdheut dhe Sigurisë Kombëtare, për operacionet humanitare e paqeruajtëse, si dhe për garantimin e lirisë, paqes e stabilitetit kudo në botë, nën flamurin e NATO-s.

Ky 107-vjetor, i gjen Forcat tona të Armatosura, në krye të solidaritetit dhe ndihmës për vëllezërit e motrat shqiptare të prekur rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik, duke spikatur me profesionalizmin, përkushtimin dhe dashurinë për të shpëtuar banorët e mbetur nën rrënojat e kësaj fatkeqësie natyrore shkatërrimtare, që nxorri në pah dhe domosdoshmërinë e modernizimit të mëtejshëm të ushtrisë shqiptare.

Zoti i bekoftë ushtarakët shqiptarë!