“100 vrásje të palígjshme”, Prokuroria e Hagës ngre ákuza për presidentin Thaçi...

“100 vrásje të palígjshme”, Prokuroria e Hagës ngre ákuza për presidentin Thaçi dhe Kadri Veselin

498
0

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli janë dy të ákuzuarit e parë që do të paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë.

 

Në njoftimin për media, theksohet se më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë ákuzohen për një sërë krímesh kundër njerëzimit dhe krímesh lùfte ndër të cilat, vrásje e palígjshme, zhdùkje e detyruar e personave, përndjékje dhe tórtura.

 

“Në Aktákuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrásje të palígjshme. Krímet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra víktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë. Aktákuza është vetëm një pádi pénale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë e ZPS-së se mund t’i provojë të gjitha ákuzat jashtë dyshimit të arsyeshëm. Një gjykatës i procedurës paraprake i DHSK-së është duke e shqyrtuar Aktákuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat”, thuhet në komunikatë, raportojnë mediat kosovare.

 

Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshme nxjerrjen e këtij njoftimi publik për ákuzat, për shkak të, siç thuhet në kumtesë, përpjekjeve të përsëritura të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për péngimin dhe sabotimin e punës së DHSK-së.

 

“Besohet se z.Thaçi dhe z.Veseli kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë pénguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë, Nëpërmjet këtyre veprimeve, z.Thaçi dhe z.Veseli kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi víktimat e krímeve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës”, thuhet në njoftim.