Lajme

100.000 euro nga Ermal Fejzullahu për të prekurit nga tërmeti

By admin

November 27, 2019

Plot 100.000 euro, do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti, nga këngëtari Ermal Fejzullahu. Një shumë e konsiderueshme, që mbase do t´u lehtësojë sado pak vështirësitë e jetës familjeve që u prekën nga kjo forcë e natyrës.

“Vellezer e motra ! Asnjehere ne jeten time nuk kam dashur te publikoj ndihmen qe kemi bere ,kur kemi marrur nje iniciative per te ndihmuar rastet e shumta me nevoje , mirepo ksaj rradhe behet fjale per nje komb te tere , uroj te solidarizohemi te gjithe te hapim zemrat e te ndihmojme sa kemi mundesi … Zoti e bekofte popullin Shqipetar. I juaji Ermal Fejzullahu”, shkruan Ermali.