10 Zonjat e Para që lanë nën hije burrat e tyre

10 Zonjat e Para që lanë nën hije burrat e tyre

816
0

Zonjat e Para gjithmonë tërheqin vëmendje. Ato duken të mahnitshme dhe janë model në secilin hap që bëjnë, si në aktivitet sociale, në familje dhe në aktivitetet e modës. Kanë bukuri, janë mëndje ndritura, kanë stil dhe kanë karakter të fortë. Ja cilat janë disa nga Zonjat e Para që lanë nën hijet burrat.

Jacqueline Kennedy

10652010-en_01037328_0302-1485778011-650-0f5760d85b-1486235710

“Detyra imë është t’i tregoj botës se Amerika nuk është një vend me shije të keqe”, ka thënë gruaja e presidentit John F.Kennedy. Ajo ia doli që të kthehet në ikonë të modës dhe ende frymëzon shumë disajnues dhe regjisorë.

Michelle Obama

10652310-2017-01-31171604-1485872144-650-8583d8cf7e-1486235710

E dashur dhe natyrore, Michelle Obama ka fituar respect të madh. Ajo krijoi një kopsht në Shtëpinë e Bardhë, duke dhënë shembull për ushqimet e shëndetshme. Në shumë fjalimë, ajo u pëlqye më shumë se burri i saj, presidenti Barack Obama.

Grace Kelly

13393460-5079355-0123-0-1485768391-1485768397-650-6-1488295420-650-0f5760d85b-1492091503

Aktorja e bukur dhe e sukseshme e Hollwyood-it braktisi karrieren e saj për tu bërë princeshë. aAjo u martua me Rainier III, Princi i Monakos. Në vitin 1982 ajo humbi jetën në një aksident.

Carla Bruni

10652260-2017-01-31171716-1485872249-650-c0594f52d2-1486235710

Një modele e sukseshme, këngëtare dhe poete, bota e njihte para se ajo të martohej me Nicolas Sarkozy. Edhe pse me një të kaluar skandaloze, Carla shumë shpejt u bë një ndër gratë më të preferuara në Francë.

Melanie Trump

10652710-2017-01-30163359-1485783268-650-2e3e57fbce-1486235710

Familja Trump shkakton ndjenja të ndryshme, por një gjë është e sigurtë, Melanie bie në sy. Ajo filloi karrierën e saj në 16 vjeç, duke performuar në shfaqje në Milano dhe Paris. Në vitin 1999 ajo u takua me Donald Trump.

Chantal Biya

10651860-chantalbiya-biya-1485854660-650-0f5760d85b-1486235710

Zonja e Parë e Kamerunit nuk mbetet pa u vënë re. Chantal është e angazhuar në bamirësi dhe është drejtoreshë e Qendrës së Parë Ndërkombëtare për Hulumtime, Parandalimin dhe Menaxhimin e HIV/AIDS në Afrikë.

Sheikha Mozah

10652610-2017-01-31140028-1485860404-650-84bfd06184-1486235710

Lartësia e saj Sheikha Mozah bint Nasser Al Missned, gruaja e ish emirit të Katarit, është një nga gratë më elegante të Lindjes. Përkundër traditës së rajonit, Mozah shfaqet në publik me fytyrë të zbuluar. Ajo konsiderohet një ndër femrat më moderne në Katar.

Mbretëresha Letizia

10652460-2017-01-31145349-1485863624-650-0f5760d85b-1486235710

Letizia, gruaja e Mbretit Philip VI të Spanjës është një ikonë e bukurisë, e modës dhe nënë e dy vajzave simpatike. Mbretëresha është më e famshme se burri i saj, të paktën mes grave, pasi shumë shpejt revistat e modës shkruajnë për të.

Mbretëresha Rania

10652410-2017-01-31155227-1485867167-650-5e9969d071-1486235710

Kjo grua elegante dhe me stil është gruaja e Mbretit të Jordanisë dhe nënë e katër fëmijëve. Historia e saj i ngjan përrallës së Hirushës. Ajo ishte një vajzë e rëndomtë kur u takua me burrin e saj. Mbretëresha thotë se e konsideron veten një grua të vërtetë arabe dhe i kushton shumicën e kohës së saj familjes së saj, por të njejtën kohë ajo lufton shumë për të drejtat e grave.

Peng Liyuan

10652360-2017-01-31163156-1485869487-650-0f5760d85b-1486235710

Gruaja e presidentit të Kinës është një këngëtare e famshme kineze. Kur u takua me burrin e saj të ardhshëm në vitin 1986, pothuajse askush nuk kishte dëgjuar për të, por Peng Liyan ishte e njohur dhe e dashur për kinezët. Ajo është grua e zgjuar dhe me karakter të fortë.