Lajme

10 vlera shëndetësore të gështenjës

By vizional

October 30, 2019

Të pjekura apo të ziera, gështenjat janë mbretëresha e tavolinës së vjeshtës. Tepër të shijshme dhe super energjike, janë kurë shumë e mirë për shëndetin tonë

Konsumoni gështenja jo vetëm pse janë frutë i stinës së vjeshtës, por sepse janë të pasura me vitamina, minerale dhe i bëjnë shumë mirë lëkurës dhe shëndetit të zemrës. Të pjekura apo të ziera, gështenjat janë mbretëresha e tavolinës së vjeshtës. Tepër të shijshme dhe super energjike, janë kurë shumë e mirë për shëndetin tonë. Në fakt cilësohet si frutë jo i zakonshëm, siç shpjegojnë nutricionistët, gështenja në krahasim me frutat e tjera përmban ujë në sasi më të paktë, mirëpo mund të konsiderohet “minierë ari” për përmbajtjen e lartë të mineraleve, sikurse janë hekuri, kalciumi, kaliumi, bakri, mangani. Po kështu është burim i mirë i vitaminave në veçanti i vitaminës E, C, K dhe vitaminave të grupit B, shumë të domosdoshme për funksionimin e organizmit. Ndaj dhe ne po ju listojmë 10 arsye pse konsumimi i gështenjës ju bën shumë mirë për shëndetin.

Së dyti, sepse përmban shumë vitaminë C. Fruti i gështenjës përmban vitaminë C sa limoni, por vetëm nëse hahen të papërpunuara. Vitamina C është e nxehtë dhe nxehtësia ka tendencë për ta shpërndarë atë.

Së katërti, sepse mbajnë zemrën e shëndetshme.Falë kaliumit ato janë burim i mirë, duke i kthyer në aleate të zemrës dhe arterieve: ndihmojnë në mbajtjen e hipertensionit të shëndetshëm dhe sistemin kardiovaskular të shëndetshëm. Përveç kësaj, falë pranisë së vitaminës C, ato kundërshtojnë mbajtjen e ujit duke promovuar qarkullimin e duhur të gjakut.

Së gjashti, janë kundër plakjes. Gështenjat janë të pasura me antioksidantë dhe prandaj arrijnë të kontribuojnë në luftën kundër stresit oksidativ dhe plakjes.

 

Së teti, forcojnë dhe mbrojnë imunitetin. Gështenja përmban antioksidantë, polifenolë dhe substanca të tjera të cilat kanë veprime anti-inflamatore.

Së dhjeti, kundër lodhjes. Përmbajtja e lartë e kripërave minerale dhe indeksi i lartë glicemik i kësaj frute vjeshte ndihmon në remineralizimin dhe rikthimin e rezervave të glikogjenëve të muskujve pas aktivitetit fizik. Përmbajtja e mirë e niseshtesë, praktikisht karbohidrateve komplekse, e bën gështenjën vakt ideal për ata që ushtrojnë sport të rezistencës, pasi liron energjinë ngadalë.