10 vjet pa Fatmir Xhindin, djali deputet i PS thirrje organeve të...

10 vjet pa Fatmir Xhindin, djali deputet i PS thirrje organeve të drejtësisë: Gjeni vrasësit, na mundon pyetja kush e…

482
0

Në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-deputetit socialist Fatmir Xhindi, djali i tij, Anduel Xhindi, i cili është deputeti i PS, ka bërë thirrje për drejtësisë.

 

“U bënë 10 vjet që im atë është ndarë nga jeta dhe drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e saj, ne si familjarë dhe gjithë zonën e Rroskovecit na mundon akoma pyetja kush e vrau Fatmirin dhe pse u vra Fatmiri. Gjej rastin tu bëj thirrje të gjitha insiticioneve të zbardhin sa më shpejt këtë ngjarje në mënyrë që të gjithë ne të bien rehat por edhe shpirti i Fatmirt të prehet qetësisht. Patjetër që këto 10 vjet kanë qenë të vështira pa babain tonë, pa kryefamiljarin, pa shokun dhe pa mikun Fatmirin’, tha ai.

 

Në qytetin e Roskovecit familjarët dhe të afërmit përkujtuan Xhindin në 10 vjetorin e vdekjes. Ndërsa në ceremoninë përkujtimore të ish deputetit ka marrë pjesë edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.