10 ushqime me veti kurative -luftojnë sëmundje të ndryshme

10 ushqime me veti kurative -luftojnë sëmundje të ndryshme

419
0

 

1) Shafrani i Indisë ose ndryshe kurkuma
Përmban vitaminat E, K dhe Zink (Zn), si dhe një substancë shumë të veçantë siç është kurkumini, një nga flavonoidet më të rëndësishme për vetitë antiiflamatore dhe parandalimin në disa tumore (gjirit, lëkurës, zorrës së trashë, prostatës) .
Mund të përdoret: supa, rizoto, mishi i pulës, patate ose dhe perime në furrë.
Këshillë: e kombinuar me piperin e zi së bashku shtohet përthithja e kurkumines dhe përfitohen edhe me tepër antioksidues.

2) Frutat e pyllit (boronicat, manaferrat, goyi berries)

Ngjyra e tyre e fortë vishnje –tregon për praninë e anthokianinave, janë polifenolë, një kategori antioksidues shumë të fortë që neutralizojnë radikalet e lira që prodhohen në trupin e njeriut. Përveç anthokianinave, janë shumë të pasura dhe në vitaminat A,C,E dhe acid folik, selenium, kalcium (Ca). Për të përfituar kaq shumë antioksidues sa ofron 1 proporcion i tyre është i barasvlershëm me 0,5 kg në fruta të tjera!
Këshillë: mund t’i vendosni në ngrirje në periudhën që ato kultivohen, por dhe përgatisni reçel për t’i përdorur përgjatë muajve të dimrit.
3) Vera e kuqe
Konsumi i alkoolit nuk këshillohet tek pacientët, megjithatë këshillohet konsumi i verës së kuqe me masë. Vera e kuqe përmban sidomos resveratrolin, një antioksidues shumë i fortë që në shumë kërkime shkencore ka rezultuar pozitivë kundrejt parandalimit. Gjithashtu ndihmon në uljen e proteinës NF kappa B, një faktor i sistemit imunitar qe zakonisht lidhet kryesisht me tumoret përgjatë metastazave.

4) Lakra e brukselit
Lakrat e Brukselit përmbajnë një substancë që quhet glukosinolate, e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin e qelizave të gjirit duke parandaluar përhapjen e tij.
Kujdes: që të mos humbasë një sërë nga elementet e saj, mirë është të shtohet tek i uji i valuar për 1 minute dhe për më gjatë.

5) Shega – lëngu i shegës
Lëngu i shegës do të këshilloja të konsumohet edhe për të parandaluar por edhe për të kuruar.
Këshillë: përgjatë periudhës që shega ka sezonin e saj, përpiquni ta konsumoni pak më shpesh sidomos fermat me historike familjare.

6) Çaji jeshil
Shumë studime në vitet e fundit vërtetojnë efektin e çajit jeshil për parandalimin e tumorit të gjirit, falë një substance e quajtur epigallokatekini (EGCG). 1-2flxh përgjatë ditës do të ndihmonin dhe parandalimin , sidomos tek fermat përgjatë periudhës së menopauzës.

7) Vaji lirit & farat e tij
Vaji dhe farat e tij përmbajnë lignane, substancë që përmban fitoestrogenes të cilat mbrojnë kryesisht qelizat tumorale që lidhen me estrogjenet. Përdorimi i tij mund të jetë në sallatë të ndryshme, farat , tek kosi I mëngjesit te shtypura, por edhe vaji mund të konsumohet në mëngjes 1 lugë gjelle.

8 ) Hudhrat
Perfitimet e hudhres persa I perket qelizave tumorale , keshillohet te perdoret kryesisht e kombinuar me mishin, pergjate gatimit.

9) Brokoli – lulelakra
Brokoli kryesisht përmban një substancë që quhet idolo-3-karvinoli (I3C), që gjendet kryesisht tek perimet jeshile të errët. Lulelakra gjithashtu e përmban këtë substancë, por me një përmbajtje pak më të ulët krahasuar me brokolin.
Këshillë: përpiquni të valoni ujin dhe ta vendosni për shumë pak brokolin në ujin e valuar në mënyrë që të përfitoni sa më shumë elementet ushqyese që ai permban.

10) Spinaqi
Sipas një studimi të rëndësishëm, femrat te cilat konsumonin rregullisht spinaqin të paktën 2 herë në javë, u vu re që 50% te tyre kishin me pak propabilitete për të pësuar tumor , pas kontrolleve të parametrave shëndetësore që iu janë kryer.
Këshillë: mund të përdoret i freskët tek sallata te ndryshme , sidomos në periudhën e vjeshtës, por dhe i zierë tek gatime të ndryshme, si supa, omleta, pite, gatime me mishin e pulës etj.. nëse do ta konsumoni të zierë, përdorini zierjen si tek rasti i brokolit./ Shendeti.com.al