10 mënyrat që ju ndihmojnë të bëni para

10 mënyrat që ju ndihmojnë të bëni para

545
0

Padyshim që ka shumë ndryshim mes personave të mesëm dhe atyre të pasur, por nëse e sheh nga afër, realiteti varet nga disa zakone. Ky është çelësi që duhet ditur, siç shumë shkrimtarë kanë publikuar shumë shkrime me zakonet e të pasurve. Ne po përmbledhim disa prej tyre.

Zgjimi shpejt

Një nga zakonet që shumica e të pasurve e kanë është të zgjuarit herët. Në fakt një pjesë e mirë e të pasurve zgjohen rreth 3 orë përpara se një ditë e zakonshme pune të fillojë. Dhe ata kanë arsye të forta për ta bërë këtë. Më thelbësorja është se individët që janë zgjuar para se të dalë dielli janë më të aftë të përballojnë ditën. Madje para se të fillojnë ditën, ata ndiejnë një sens arritjeje. Dhe ajo pjesë e të menduarit është e rëndësishme. Të ndihesh si fitimtar është padyshim një gjë e mirë. Për më tepër të zgjuarit herët në mëngjes ju bën që të flini në një orar më të përshtatshëm në mbrëmje.

 

Të bëni pushim të gjatë në drekë

 

 

Kjo mund të jetë e ndërlikuar të bini dakort me superiorin tuaj nëse punoni si vartës, por shumë të pasur shpenzojnë një orë të mirë në drekë. Ju nuk do t’i gjeni ata ulur në zyrën e tyre me një gotë Martini por duke shkëmbyer e-maile me shokë të punës, apo duke bërë biznes me njerëz të tjerë.

 

Pavarësisht rrethanave, ideja e plotë e këtij zakoni është që mos ta lini të gjithë oren e pushimit të shkojë dëm. Sigurohuni të hani drekën tuaj, por përdorni pjesën tjetër të pushimit për të zhvilluar mendjen tuaj, flisni me kolegët tuaj, lexoni ndonjë artikull interesant ose punoni pak më shumë në arritjen e qëllimeve tuaja.

 

Kontrolloni e-mailin në kohë të caktuara

 

Për shumë njerëz është e zakonshme që sapo të zgjohen nga gjumi të marrin laptopin apo të kontrollojnë në smartfonin e tyre për e-maile apo mesazhe në rrjetet sociale. Por ky nuk është rasti i një të pasuri. Në fakt shumë prej tyre e kanë zakon të mos i kontrollojnë e-mailet herë pas here. Kanë mësuar se ka një kohë më të përshtatshme për ta bërë këtë. Bazuar në një kërkim të bërë nga  Harvard Business Review, mendjet tona janë më shumë krijuese në mëngjes. Me fjalë të tjera njerëzit që kontrollojnë e-mailin e tyre herët në mëngjes janë duke shpenzuar kohën e tyre krijuese për të kontrolluar mesazhet. Në vend të kësaj është më e zgjuar të prisni të paktën një orë pasi keni shkuar në punë. Shumë njerëz rekomandojnë të kontrolloni postën elektronike e shumta dy herë në ditë dhe duke u marrë me to jo më shumë se gjysmë ore.

 

Shih televizion me limit

 

 

Përveç kontrollit të email-eve rekomandohet që të shihni sa më pak televizor. Ata nuk e shmangin plotësisht, por nuk shohin më shumë se një orë në ditë. Gjithashtu duhet parë edhe ajo çfarë ti merr nga televizioni. Teksa shumë njerëz humbin kohën duke parë reality show, duhet të dini se vetëm një pjesë e vogël e të pasurve kalon kohën duke i ndjekur ato.

 

Bëni një listë ditore se si do procedoni

 

Një përqindje e vogël e njerëzve të varfër kanë një listë të asaj që do të bëjnë gjatë ditës, por ndryshe bëjnë të pasurit. Një numër i madh i të pasurve ka nevojë të ketë dhe të përdorë një listë ditore. Shumë prej tyre e kuptojnë se arritjet e mëdha mund të finalizohen vetëm nëpërmjet disa hapave të vegjël një nga një. Kjo i lejon ata që të marrin hapa specifikë, të matur, veprues, të përshtatshëm dhe të mirëorganizuar. Një shembull i një qëllimi të zgjuar mund të jetë që në vend që të shkruani se do fitoni një milion dollarë, të shikoni se sa para po fitoni pikërisht tani, të caktoni një rritje të prekshme (të mundur) dhe të gjeni një mënyrë që ta arrini atë rritje. Një mënyrë që të shihni veten duke e marrë atë rritje është të punoni disa orë më shumë, ose të kërkoni një rritje rroge ose të gjeni burime të tjera të ardhurash, ose të filloni një biznes tuajin.

 

Ushtrime të rregullta

 

 

Nuk është për t’u habitur se themeli i suksesit dhe lumturisë suaj rrjedh nga të qenit i shëndetshëm. Ju nuk keni nevojë të shpenzoni dy orë duke bërë ushtrime fizike të rënda, por më tepër të shpenzoni të paktën gjysmë ore në ditë duke bërë ushtrime aerobike, shëtitje ose vrap. Ideja është ta bëni këtë të paktën katër herë në javë. Të ushtruarit ju siguron një mal me përfitime në një nivel personal dhe padyshim në atë fizik. Ju lejon një qarkullim gjaku më të mirë dhe balancon hormonet. Dhe nëse nuk ju mjafton kjo, stërvitja mund të ulë nivelet e stresit dhe të rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve, gjë e cila të largon nga kostot e spitaleve.

 

Llogarisni kaloritë që merrni

 

Të pasurit, jo vetëm që janë të vëmendshëm në ushtrime por i japin rëndësi asaj çfarë hanë dhe sa kalori ka në të. Për shembull shumë njerëz të varfër hanë ushqime fast food-i apo ushqime të mbetura. Të gjithë e dimë se kjo nuk është më e mira për ne dhe ndihemi keq pas këtij konsumimi. Është kjo arsyeja përse të pasurit i shmangin ushqime të tilla dhe madje nuk marrin më shumë se 300 kalori çdo ditë. Në vend të tyre ato marrin fruta, perime dhe mish të mirë.

 

Të jesh i lirë

 

Pavarësisht se të pasurit kanë një mirëqënie të lartë ata janë goxha të kujdesshëm me paratë e tyre. Pavarësisht gjashtë zerove që kanë në bankë, ata asnjëherë nuk shpenzojnë para mbi një limit të caktuar. Duke u krahasuar me ultra të pasurit, ata që janë milionerë shpesh praktikojnë kursim në çdo sjellje të tyren. Nga makinat e shtëpitë e madje edhe në veshje. I shpenzojnë paratë me zgjuarsi dhe sigurohen se po ecin përpara me çmimet më të ulëta dhe me cilësinë më të mirë. Ideja e këtij zakoni është që të rrisësh pasurinë tënde nga burimet e tua, por edhe t’i mbash shpenzimet nën kontroll.

 

Dëgjojnë dentistin e tyre

 

Ndoshta zakoni më i rastësishëm dhe më interesant i kësaj liste është se dëgjojnë dentistin e tyre. Më specifikisht ata dëgjojnë se duhet të përdorin fijet për pastrimin e dhëmbëve. Me sa duket ka një lidhje të madhe mes përdorimit të fijes dhe suksesit financiar. Arsyeja më e madhe është se fija i forcon dhëmbët dhe heq papastërtitë që e gërryejnë dhëmbin. Kjo çon në zëvendësimin e dhëmbit dhe këto lloj procedurash nuk janë aspak të lira. Pra pastrimi i rregullt i tyre dhe përdorimi i fijes dentale çdo ditë, mund t’i mbajë larg këto rreziqe. Do të mbajë buzëqeshjen tuaj të bukur dhe llogarinë bankare të lumtur.

 

Shfrytëzojnë si duhet kohën kur lëvizin apo udhëtojnë

 

Për çdo amerikan zhvendosja në shumicën e qyteteve u merr rreth 20 – 35 minuta. Çdo javë ata shpenzojnë rreth 6 orë duke udhëtuar. Tani mendojini këto orë për gjithë vitin. Shumë prej njerëzve e harxhojnë këtë kohë duke dëgjuar muzikë, duke pritur në trafik apo duke fiksuar sytë jashtë dritares. Ndërsa të pasurit e shfrytëzojnë këtë kohë duke dëgjuar libra në version audio. Njohuria është një mjet i fuqishëm për të gjithë ne, dhe ky zakon i mban të pasurit shumë përpara nesh sepse bëhen më familjarë me industrinë në të cilën janë. Dhe ajo njohuri mund t’i bëjë të fitojnë shumë para.