10 kompanitë audituese – Lista zyrtare e atyre që do certifikojnë deklaratat...

10 kompanitë audituese – Lista zyrtare e atyre që do certifikojnë deklaratat tatimore

494
0

Ministria e Financave zbardhi listën e 10 kompanive që do të bëjnë certifikimin e deklaratave tatimore të biznesit. Në një procedurë që zgjati disa javë komisioni i ngritur posaçërisht për këtë procedurë ka vendosur në bazë të kritereve dhe dokumentacionit emrat e kompanive audituese. Në bazë të analizës së riskut parashikohet se nëse një biznes ka të certifikuara deklaratat tatimore nga një prej këtyre kompanive, ky komponent përfshihet si avantazh në vlerësimin final.Pra risku i parashikuar i një kompanie mund të rezultojë më i ulët sesa një tjetër i ngjashëm, certifikimin e të cilit e ka bërë një kompani tjetër audituese. Por cilët janë në fakt audituesit e përzgjedhur.

 

Lista e kompanive

 

1.DELOITTE AUDIT ALBANIA sh.p.k

2.ILD-99 Audit sh.p.k

3.MAZARS sh.p.k

4.nHEuroConsult shpk

5.Studio L. E. A. L. Auditingsh.p.k

6.GRANT THORNTON &HOLLY & ENDI AUDITING sh.p.k

 

7.UHY Elite sh.p.k

8.KPMG sh.p.k

9.ASIE sh.p.k

10.PRICEWATERHOUSE COOPERS ALBANIAsh.p.k.