Vitin e kaluar, këngëtarja Maja Aliçkaj u bë nënë për herë të parë. Maya solli në jetë një djalë të cilit i vendosi emrin Jonas. Këngëtarja ka qenë shumë e rezervuar kur vjen puna tek jeta private dhe vogëlushin e ka ruajtur larg rrjeteve sociale. Mirëpo e ftuar sot në “Ftesë në 5”, Maja ka bërë publike për herë të parë disa foto të djalit e duke i treguar paksa fytyrën e tij engjëllore. Maja tregoi se djalin gjatë kësaj periudhe e ka mbajtur vetë dhe në rastet kur ka pasur koncert e ka mbajtur bashkëshorti. Këngëtarja tregoi se Jonas është një kopje e saj dhe sytë i ka të shkruar.
E pyetur nga Bieta nëse ka ndërmend të bëjë ndonjë festë të madhe për ditëlindjen e parë të djalit, Maja u shpreh se ka pasur shumë humbje familjare dhe nuk ndihet gati për të festuar.