1 Qershori në Afganistan, kapterja shqiptare shpërndan dhurata për fëmijët

1 Qershori në Afganistan, kapterja shqiptare shpërndan dhurata për fëmijët

408
0

Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë festuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve edhe në Afganistan.

 

Kaptere Aida Guxho, e cila njëherësh është këshilluese për planet operacionale të ndërlidhjes në misionin e NATO-s ka treguar përkushtimin dhe dashurinë për fëmijët e përkthyesve afganë në Camp Arena.

 

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka, ka publikuar foton e kapteres shqiptare e cila ka shpërndarë dhurata për fëmijët.

 

“Forcat e Armatosura të Shqipërisë festojnë 1 Qershorin edhe në Afganistan. Kaptere Aida Guxho, këshilluese për planet operacionale të ndërlidhjes në misionin e NATO Resolute Support Mission në Herat, tregoi përkushtimin, bujarinë dhe zemrën e madhe të ushtarakëve shqiptarë, duke lumturuar sadopak fëmijët e përkthyesve afganë në Camp Arena. #FAsolidare??”,  shkruan Xhaçka.