Zbulohet pse në fund të Oqeanit Indian mungon një pjesë e Tokës

Zbulohet pse në fund të Oqeanit Indian mungon një pjesë e Tokës

524
0

Studimi i fundit, i publikuar në revistën Geophysical Research Letters, ngrit teorinë e re sipas së cilës mungesa e masës së Tokës vjen si rezultat i ngritjes së substancave të nxehta në zonën e poshtme të mantelit nën Afrikë. Toka nuk është një top i përsosur, që do të thotë se potenciali i gravitetit në sipërfaqen e saj ndryshon nga vendi në vend dhe varet nga dendësia e materies. Shkencëtarët janë në njohuri se një pjesë e Oqeanit Indian nuk ka një pjesë të madhe të masës së Tokës, në një pjesë prej 100 metrash. Ekspertët kanë qenë duke u përpjekur për një kohë të gjatë për të zbuluar origjinën e këtij fenomeni. Sipas teorive të mëparshme, kjo është pasojë e rënies së paneleve të dendura dhe të ftohta në shtresën e Tokës të quajtur mantel. “Ekzistenca e këtyre anomalive gravitacionale është një nga problemet më të shquar në gjeoshkencë. Deri më tani nuk është arritur një konsensus shkencor për çështjen e origjinës së saj, por ajo është konsideruar se ka një deficit të madh të masës në rripin e mantelit më të ulët që shkakton mungesën e masës së Tokës në fundin e oqeanit”, thotë profesori Atriji Gosh nga Instituti Indian i Shkencave. Megjithatë, studimi i fundit, i publikuar në revistën Geophysical Research Letters, ngrit teorinë e re sipas së cilës mungesa e masës së Tokës vjen si rezultat i ngritjes së substancave të nxehta në zonën e poshtme të mantelit nën Afrikë. “Studimi ynë tregoi se burimi i këtij fenomeni është i fshehur në anomalinë e dendësisë më të vogël, e cila shtrihet në thellësi prej 300 deri 900 kilometra në jug të Oqeanit Indian. Materiali i nxehtë lundrues është ngritur nga këto zona në verilindje, dhe lëvizja e saj lehtëson lëvizjen e pllakave tektonike në të njëjtin drejtim  duke shkaktuar anomalinë në fjalë”, tha hulumtuesi.