Zbardhet lista e Kombëtares Shpresa për sfidën ndaj Irlandës së Veriut

Zbardhet lista e Kombëtares Shpresa për sfidën ndaj Irlandës së Veriut

933
0

Trajneri i Kombëtares Shpresa ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për sfidën ndaj Irlandës së Veriut që do të zhvillohet në datën 10 nëntor. Ajo që vihet re në këtë grumbullim është reduktimi i futbollistëve nga kampionati shqiptar. Herën e fundit ishin të grumbulluar plot 10 të tillë ndërsa kësaj here kemi vetëm 6-të. Marion Marishta është risia e vetme e trajnerit Bushi për sfidën ndaj Irlandës së Veriut, ndërsa rikthehet në Kombëtaren Shpresa dhe sulmuesi që i Lilës, Agim Zeka.