Vrasje e dyfishtë në Gjirokastër, kushëriri i merr jetën çiftit për pronën

Vrasje e dyfishtë në Gjirokastër, kushëriri i merr jetën çiftit për pronën

682
0

Në ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Gjirokastër orët e para të mëngjesit. Mësohet se në lagjen “Palorto”, një çift është ekzekutuar nga fqinji i tyre me armë zjarri tip Kallashnikov. Viktimat janë identifikuar si Leko Kosta 66 vjeç dhe Afërdita Kosta 49 vjeç. Shkak i krimit makabër mendohet të jetë bërë një konflikt pronësie. Çifti nuk është i panjohur për qytetin. Leko Kosta njihet si muzikant i njohur, ndërsa e shoqja Afërdita si mësuese. Pak kohë më parë ata ishin personazhe edhe të emisionit “E diela shqiptare”. Mendohet se autori i ngjarjes është kushëriri i Lekos, Apostol Kosta. Ai ka qëlluar veten pas krimit në tentativë për t’u vetëvrarë dhe ndodhet i plagosur në gjendje të rëndë.